Ligjeruesit

Aljoša Dekleva

By June 14, 2016 No Comments
Aljosa Dekleva i lindur në vitin 1972, ka diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës, Universiteti i Lubjanës, Slloveni. Në vitin 1998 filloi praktikën e tij të parë arkitektonike duke fituar disa konkurse lokale. Ai diplomoi nga programi pasuniversitar në degën e Arkitekturës në Architectural Association, School of Architecture në Londër, në vitin 2002. Në AA ai bashkë-themeloi një rrjet ndërkombëtar arkitektonik të quajtur RAMTV. Teza e tij e masterit në përshtatje të masës në strehim “Negotiate my boundary!” (Negocimi i kufirit tim!) u botua së pari nga Publikimet e AA në Londër dhe më vonë nga Birkhäuser në Basel. Në vitin 2003, së bashku me Tina Gregoric, kanë formuar dekleva gregoric architects me bazë në Lubjanë, ndërsa në vitin 2014 të dy udhëhoqën projektin kërkimor “Nanotourism” në Bienalen e Dizajnit BIO50 në Lubjanë, ku morën çmimin më të lartë “Bashkëpunimi më i mirë”. Që nga viti 2014 ai është drejtor i programit të AA Visiting School Slovenia, pjesë e programit shkollor për vizita të Architecture Association. Në vjeshtë të vitit 2014 ai ishte profesor në Ecole d’arkitekturës de l’Université de Montréal, në Kanadë.
Puna e dekleva gregoric architects në fillim fitoi vëmendjen në nivel ndërkombëtar me XXS House në Lubjanë, e cila në vitin 2004 fitoi Silver Plate të  Çmimit Luigi Cosenza European Architecture. Në vitin 2005 fituan çmimin WALLPAPER* për Dizajn Parimtar. Në 2009 objekti Metal Recycling Plant u kandidua, ndërsa në 2013 KSEVT (Qendra Kulturore e Hapësirës së Teknologjisë e BE-së) u propozua për Çmimin Mies van den Rohe. Në vitin 2009, Metal Recycling Plant është shpërblyer me medalje të Plecnik. Në vitin 2012 morri pjesë në listën e 21 arkitektëve të shekullit 21, “21 for 21 WAN Awards”. Në vitin 2015 eksploruan potencialet e ridefinimit të traditës rajonale dhe jetës së ngjeshur familjare në Compact Karst House, e cila fitoi çmimin WAN House të vitit 2015.
Ata kuptuan dizajnin arkitektonik si një proces të kërkimit dhe përgjigjeve të kufizimeve dhe kushteve specifike. Çdo projekt është një rast individual dhe unik, ku kushtet mund të duken si entitete të ndryshme si hapësinore, sociale, materiale, historike, tipologjike, klimatike etj. Qëllimi i tyre është për të sfiduar atë të dukshmen.