Ligjeruesit

Arbnor Murati

By June 2, 2013 No Comments

Arbnor Murati (1981) studioi arkitekturë në Politeknikun Federal (ETH) të Zyrihut dhe në Akademinë e Arkitekturës në Mendrisio. Në vitin 2009 hap studion e vet në Morkote ku në vitin 2012 zgjërohet në Lugano. Në vitin 2011 Arbnor Murati, vetëm njëzet e nëntë vjeqar, fiton vendin e parë, në mes të 125 studiove partecipuese, në konkursin prestigjioz internacional për realizimin e Kampusit universitar USI/SUPSI të Luganos. Momentalisht ai me kolaboruesit e studios së tij punon në projekte të ndryshme në Zvicër dhe Botë. Punimet e tija janë publikuar në gazeta dhe revista të ndryshme si Tec21, Baublatt, Archi and Werk, Bauen und Wohnen etj.

Arbnori Murati njihet si një arkitekt kritik antikonformist, ku të menduarit përmes intelektit, dhe jo ndjenjave, është bazë për projektet e tija. Këto të fundit dallohen për ndonjë zbulim të veçantë programatik, struktural, apo ikonografik etj. që përmbajnë në vetveti.
Koncepton të tërë Arkitekturën si një proces të gjatë reflektimi autopojetik ku puna e gjatë introspektive ndihmonë që një projekti t’i gjehet “Rendi i brendshëm” (Internal Order) i fshehur që përmbanë. Me fjalë të shkurta, don të thotë që, në qoftëse në arkitekturë nuk ke një detail konstruktiv atëherë thjeshtë ende nuk e ke një Ide dhe anasjelltas. Për te nga ana ndërtuese, në rastin më të mirë, një arkitekturë e mirë është një konstruksion naïve. Arbnori në vitin 2011 u prezentua edhe në revistën Werk, Bauen und Wohnen ku edhe shpallet si një ndër arkitektët më të mirë afër të 30-ave në Zvicër.