All Posts By

Rudina Voca

Bukuria e asaj që mbetet

By | Ngjarjet

Bukuria e asaj që mbetet Struktura urbane është akumulim i mbetjeve të kohës. Të gjitha qytetet kanë histori të shumta që i përkasin perandorive, republikave, gjuhëve, stileve dhe identiteteve. Ato që mbesin dhe përbëjnë një kontekst të vërtetë urban janë mbetjet – ajo që mbetet, nga jeta e kaluar dhe manifestimet e tyre fizike si ndërtesa, rrugë dhe sheshe. Mbetjet qëndrojnë pranë njëra – tjetrës – disa të theksuara, mbizotëruese, të ruajtura mirë dhe të qëndrueshme, ndërkohë që disa janë të prishura, braktisura dhe të shkatërruara, megjithatë ato përbëjnë së bashku atë që është qyteti. Në ligjeratën e saj, Aslıhan…

Read More

Ftesë për KAF vullnetarë

By | Ngjarjet

Fondacioni Kosovar i Arkitekturës fton studentët dhe entuziastët e arkitekturës nga Kosova dhe jashtë saj për të kontribuar në organizimin e Festivalit të Arkitekturës në Kosovë që do mbahet nga 02 korrik deri me 01 tetor 2018. Kandidatët potencial duhet të janë në dispozicion së paku 7 ditë nga data 29 qërshori deri me 9 korriku. Gjithë të interesuarit duhetdërguar një CV të shkurtër së bashku me kontaktet e tyre deri me datën 15 qërshor në media@prishtinaarchitectureweek.com

Read More

Sandra Youkhana and Luke Caspar Pearson

By | Ligjeruesit

You+Pea është një praktikë e dizajnit arkitektonik e themeluar nga Sandra Youkhana dhe Luke Caspar Pearson. Sandra basjkëpunim të gjërësisht me arkitektë dhe Dizajnerë, gjithashtu ka qenë asistente për hulumtime arkitektonike në Bartlett School of Architecture, University College London. Ajo ka dhënë mësim në programet e MArch dhe Urban Design në Bartlett. Luke është ligjërues për arkitekturë në Bartlett, ku ai është duke përfunduar një doktoratë të financuar nga UCL në video lojërat dhe arkitekturë. Luke është gjithashtu mësues i Bartlett Architecture Unit 4, bashkë-themelues i konferencës Drawing Futures dhe kurator i simpoziumit REALMS. Së bashku ata drejtojnë MArch Urban…

Read More

Adrian Lahoud

By | Ligjeruesit

Adrian Lahoud është Dekani i Shkollës së Arkitekturës në Royal College of Arts i cili tash e 4 vite resht emërohet si shkolla më e mire e artit dhe dizajnit në botë nga QS World University Ranking. Para rolit të tij të tanishëm në RCA, Lahoud ishte Drejtor i MA në Qendrën për Arkitekturë Kërkimore të Goldsmiths University, hulumtues në Projektin ERC të Arkitekturës kërkimore, Udhëheqës në Studion e MPhil të Qyteteve Projektuese në Arkitekturë dhe Dizajn Urban në AA School of Architecture dhe Drejtor i Dizajnit Urban MArch, Bartlett UCL. Lahoud per temen e doktoratures hulumtoi diskurset kombëtare të…

Read More

Srdjan Jovanoviç Weiss

By | Ligjeruesit

Srdjan Jovanoviç Weiss është arkitekt dhe autor me bazë në Nju Jork. I trajnuar në Harvard, Weiss është i përqëndruar në marrëdhënien mes artit, arkitekturës dhe shoqërisë. Në të kaluarën Srdjan ishte udhëheqës i hulumtimeve në Herzog & de Meuron dhe tani është drejtor në NAO. Weiss është ligjerues i shpesht në universitetin e Harvardit, Cornell, Penn dhe Columbia. Weiss publikoi tre libra lidhur me rajonin e Ballkanit: 1. Almost Architecture (Akademie Solitude, Stuttgart), 2. Socialist Architecture: The Vanishing Act (JRP Ringier, Zuerich) dhe Socialist Architecture: The Reapearing Act (The Green Box, Berlin). Srdjan është redaktor kontribues në revistën Cabinet dhe në…

Read More

Ibai Rigby

By | Ligjeruesit

Ibai Rigby është arkitekt dhe kritik i arkitekturës dhe dizajnit urban të bazuar në Austin të Teksasit. Ibai është aktualisht redaktor në platformën digjitale urbanNext.net. I trajnuar në Arkitekturë dhe Dizajn Urban në Universitetin e Gjenevës dhe Universidat Politècnica de Catalunya, ai ka punuar si arkitekt për disa praktika në Spanjë dhe Zvicër. Më vonë, punoi si arkitekt i konservimit për Trustin Aga Khan të Kulturës, duke promovuar ruajtjen dhe ripërdorimin e ndërtesave dhe hapësirave publike në qytetet historike, si dhe projekte shembullore të arkitekturës në botën muslimane në mënyra që mund të nxisin zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor. Qasja e…

Read More

Hanif Kara

By | Ligjeruesit

Hanif Kara është inxhinier strukturor dhe profesor në praktikën e teknologjisë arkitektonike në Shkollën e Lartë të Dizajnit në Universitetin e Harvardit. Qasja dhe interesimi i tij i posaçëm në dizajnin inovativ, ndërtimin e qëndrueshëm dhe metodat e analizës komplekse, e kanë lejuar atë të punojë në projekte pioniere, dhe punët e tij kanë fituar mbi 250 çmime të dizajnit duke përfshirë çmimin Stirling RIBA për Bibliotekën Peckham , Londër, në vitin 2000, dhe për Laboratorin Sainsbury, Cambridge, në vitin 2012, si dhe Çmimin RIBA Lubetkin për Pavilionin e Britanisë së Madhe në Shanghai Expo në vitin 2010. Hanif ishte…

Read More

Rand Eppich

By | Ligjeruesit

Rand Eppich është një arkitekt, studiues dhe mësues, puna e tij aktuale përqendrohet në rolin e ruajtjes arkitektonike për zhvillimin ekonomik si dhe në zhvillimin e komunitetit. Rand kohët e fundit është merrë me konservimin e Kullës së Othello-s dhe Manastirin e Agios Panteleimonas në Qipro për Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) – Partneritet për të Ardhmën. Rand gjithëashtu është pjesë e vlerësimit të kushteve dhe strategjive të ndërhyrjes së ardhshme për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me Fondacionin Kosovar për Arkitekturë dhe Fondacionin Getty. Kohët e fundit ai u kthye nga Makli, Sindh ku punonte për zhvillimin…

Read More

Simon Battisti

By | Ligjeruesit

Simon Battisti është arkitekt me bazë në Tiranë, Shqipëri. Puna e tij përqendrohet në qasje alternative dhe kritike ndaj zhvillimit në planifikimin hapësinor. Përmes mësimdhënies dhe kërkimit të pavarur, ai studion lidhjen mes planifikimit të turizmit, migrimit, infrastrukturës dhe vetë-menaxhimit në Shqipërinë më sakt në bregdetin jugor të saj. Në vitin 2016, ai ishte kuratori i “I Have Left You the Mountain”, pavijoni shqiptar në Bienalen e Arkitekturës së Venecias, i cili përdori këngën për të artikuluar mënyrat në të cilat modelet e largimit kanë ndikuar qytetet shqiptare gjatë pesë shekujve të fundit. Ai është redaktori themelues i “Very Vary…

Read More

Víctor Cano Ciborro

By | Ligjeruesit

  Víctor Cano Ciborro është arkitekt spanjollë si dhe nga viti 2014 kandidat për PhD në DPA-ETSAM ku aktualisht ka zhvilluar disertacionin e doktoraturës në lidhje me kartografitë e praktikave hapësinore të neglizhuara dhe të fokusuara në masat e trupit. Nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë Asistent në ETSAM. Në vitin 2015 ai ishte tutor në Shkollën Verore 2015 të Shoqatës Arkitekturore -AA- në Londër. Gjithashtu ka ligjëruar në Universitete të shumta botërore si: Universitetin Valparaiso dhe Universidad Qendrore në Santiago de Chile (Kili) dhe në Punëtorinë Ndërkombëtare ‘Mystetskyi Arsenal: Skenarët e Zhvillimit Hapësinor’ në Kiev (Ukrainë)….

Read More