All Posts By

Rudina Voca

Aljoša Dekleva

By | Ligjeruesit

Aljosa Dekleva i lindur në vitin 1972, ka diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës, Universiteti i Lubjanës, Slloveni. Në vitin 1998 filloi praktikën e tij të parë arkitektonike duke fituar disa konkurse lokale. Ai diplomoi nga programi pasuniversitar në degën e Arkitekturës në Architectural Association, School of Architecture në Londër, në vitin 2002. Në AA ai bashkë-themeloi një rrjet ndërkombëtar arkitektonik të quajtur RAMTV. Teza e tij e masterit në përshtatje të masës në strehim “Negotiate my boundary!” (Negocimi i kufirit tim!) u botua së pari nga Publikimet e AA në Londër dhe më vonë nga Birkhäuser në Basel. Në vitin…

Read More

Andrija Rusan

By | Ligjeruesit

Andrija Rusan ka lindur në Zagreb në vitin 1957. Diplomoi nga Fakulteti i Arkitekturës në Zagreb në vitin 1980 ku edhe punoi deri në vitin 1984 si asistent i asociuar. Ai ka punuar si arkitekt i pavarur dhe si udhëheqës i ateliesë së tij atelier Rusan arhitektura që nga viti 1986. Ai mori pjesë në IBA (Internationale Bauaustellung) në Berlin në vitin 1987 si autori i ekspozitës “Zagreb, ah Zagreb”. Është autori i ekspozitës “Oris Korniza e Ideve” dhe një nga autorët e ekspozitës “Vazhdimësia e modernitetit – Fragmente të Arkitekturës Kroate nga modernizmi në vitin 2010”. Së bashku me Vedran Mimica…

Read More

Bernard Khoury

By | Ligjeruesit

Bernard Khoury ka studiuar për arkitekturë në shkollën e Dizajnit Rhode Island (BFA 1990/B.Arch 1991). Studimet e larta arkitektonike i kreu në Universitetin Harvard (M.Arch 1993). Në vitin 2001, ai u nderua nga bashkia e Romës për çmimin Borromini për arkitektët nën moshën dyzetë vjeçare. Në vitin 2004, ai u nderua me çmimin Architecture + Award. Ai është bashkë-themeluesi i Qendrës Arabe për Arkitekturë. Ishte profesor vizitor në Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne, në L’Ecole Spéciale d’Architecture në Paris dhe në American University of Beirut. Ka ligjëruar dhe ka ekspozuar punët e tij në institucione prestigjioze akademike në Evropë dhe…

Read More

Martino Stierli

By | Ligjeruesit

Martino Stierli është kurator për Arkitekturë dhe Dizajn në Muzeun e Artit Modern në New York (MOMA), një rol që ai mori në mars të vitit 2015. Z. Stierli mbikëqyrë programin e gjerë të ekspozitave të veçanta, instalimeve dhe blerjeve të Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit. Si profesor i Fondacionit Kombëtar Zvicran për Shkencë në Institutin e Historisë së Artit në Universitetin e Zvicrës, Z. Stierli u përqendrua në studimet e tij mbi arkitekturën dhe median. Projekti i tij Arkitektura e Hedonizmit: Tre Villat në ishullin Capri (The Architecture of Hedonism: Three Villas in the Island of Capri) është përfshirë…

Read More

Jan Knikker

By | Ligjeruesit

Jan Knikker (Bad Soden Ts 1972) ju bashkua MVRDV-së vitin 2008. Duke filluar karrierën e tij si gazetar Jan më vonë formoi imazhin publik të OMA për gati një dekadë. Si partner në MVRDV, Jan drejton përpjekjet e Zhvillimit të Biznesit dhe marrëdhënieve me publikun, duke formuar një departament të  orientuar në klient, të shpejtë dhe strategjik e cila tani përfshin gjithashtu një ekip të fortë vizual. Ai ka punuar në shumë në publikime dhe ekspozita, një nga botimet e tij të fundit ishte libri MVRDV Buildings. MVRDV është zgjeruar me shpejtësi në tregje të reja dhe fokusohet në zgjidhjet për…

Read More

Jack Self

By | Ligjeruesit

Jack Self (1987) është një arkitekt dhe shkrimtar me bazë në Londër. Ai është drejtori i fondacionit REAL dhe bashkë-kurator i Pavilionit Britanik në Bienalen e Venecieas 2016. Shkrimet e tij janë shfaqur në revistat Architectural Design, The Guardian, New Philosopher, 032c dhe Dezeen. Libri i parë i Jack ishte Real Estates: Life Without Debt (Bedford Press 2014). Është editor/redaktor kontribues në Architectural Review, ku ai ka punuar në një numër të madh të vëllimeve që nga viti 2009. Si redaktor i Strelka Press (2011-13) ai ka botuar librat e parë ‘print-on-demand’ (shtyp-me-kërkesë) në arkitekturë. Jack themeloi Fulcrum një revistë javore “që…

Read More

Vladimir Kulic

By | Ligjeruesit

Vladimir Kulić është një historian, kurator dhe kritik i arkitekturës, dhe një profesor i asociuar i historisë dhe teorisë së arkitekturës në Universitetin Atlantik Florida. Së bashku me Maroje Mrduljas menaxhuan projektin hulumtues ndërkombëtar Unfinished Modernisations – Between Utopia and Pragmatism: Architecture and Urban Planning in the Former Yugoslavia and the Successor States (2010-12) (Modernizimi i Papërfunduar – në mes Utopisë dhe Pragmatizmit: Arkitektura dhe Planifikimi Urban në ish-Jugosllavi dhe në Shtetet Pasardhëse). Ai është autori i Modernism In-Between: The Mediatory Architectures of Socialist Yugoslavia (Modernizmi i Ndërmjetëm: Arkitekturat ndërmjetësuese të Jugosllavisë Socialiste) (me Maroje Mrduljas dhe Wolfgang Thaler, 2012) dhe redaktor i Sanctioning  Modernism: Architecture…

Read More

Vera Seriakov & Nela Kadic

By | Ligjeruesit

BLOK u themelua nga tre arkitekt me bazë në Vienë Nela Kadic, Vera Seriakov dhe Markus Tomaselli. Arkitektet janë duke punuar së bashku që nga viti 2010 – qysh nga universiteti. Kanë zhvilluar një mënyrë të vecant për krijimin e imazheve në mënyrë që të përcjellin mendimet dhe vizionet e tyre për publikun e gjerë. Shumica e projekteve të tyre kanë të bëjnë me futjen e proceseve të qëndrueshme shoqërore dhe ekonomike. Kanë qëllim që të zbulojnë strategji dhe struktura urbanistike për të fituar një shoqëri më të balancuar dhe të drejtë. Qëllimi është për të bindur audiencën duke ofruar…

Read More

Tomaz Pipan

By | Ligjeruesit

Tomaž Pipan përfundoi studimet pasuniversitar në Fakultetin e Arkitekturës në Lubjanë. Ai vazhdoi shkollimin e tij në Angli dhe në vitin 2008  përfundoi me sukses masterin në degën e Peisazhit Urban në Architecture Association, Shkolla e Arkitekturës në Londër. Projekti të cilin ai  e hulumtoi përmban kombinimin e industrisë dhe bujqësisë. Në vitin 2014 ai përfundoi doktoraturën në Universitetin Metropolitan të Londrës. Teza e tij e doktoraturës “Kapaciteti i Industrisë për Kulturën Qytetare” është vlerësuar lartë. Kjo është një studim në thellësi të modeleve industriale të urbanizimit në Kinë dhe Perëndim dhe mundësinë e tyre për kulturën urbane dhe zhvillimin…

Read More

Alejandro Aravena

By | Ligjeruesit

Arkitekt i diplomuar në Universidad Catolica de Chile, drejtori i Alejandro Aravena Architects, themeluar në vitin 1994 dhe që nga viti 2006 Drejtor Ekzekutiv i ELEMENTAL, një kompani me interes shoqëror me fokus në projektet e infrastrukturës, transportit, hapësira publike dhe strehim, në partneritet me Universidad Catolica de Chile dhe COPEC, Chilean Oil Company. Ai është anëtar i Jurisë së Çmimin Pritzker që nga viti 2009. Laureatët e zgjedhura gjatë pranisë së tij në juri kanë qenë: Peter Zumthor (2009), Sanaa-Kazuyo Sejima (2010), Eduardo Souto de Moura (2011), Wang Shu (2012), Toyo Ito (2013) dhe Shigeru Ban (2014). Ai u…

Read More