All Posts By

Rudina Voca

Han Tümertekin

By | Ligjeruesit

Han Tumertekin është njëri nga arkitektët më të mirënjohur Turk, me portfolio të gjërë të punimeve në Turqi, Holandë, Japoni, Nritani, Francë, Kinë dhe Keni. Han kreu shkollën e arkitekturës nv Universitetin e Stambollit dhe përpos angazhimit të tij në byron e tijh që nga viti 1992 ai është aktiv edhe si ligjerues në shkolla të numërta sikurse: Harvard University Graduate School of Design; Ecole Polytechnique Federale de Lausanne; Ecole Speciale d’Architecture, Paris, etj. Ai gjithashtu është themelues i programit të masterit në arkitekturë pran Bilgi University në Stamboll, ku ende ligjeron. Puna e Han’it është publikuar në shumë revista…

Read More

Rok Oman

By | Ligjeruesit

Rok Oman diplomoi ne Shkollën e Arkitekturës ne Lubjanë si dhe AA School of Architecture ne Londer para se te themelonte studion e arkitektures OFIS me Spela Videcnik në vitin 1996, ku fituan disa konkurse te mirenjohura si Stadiumi i Futbollit në Maribor dhe Muzeun e Qytetit të Lubljanës. Shumë nga projektet e tyre kanë qenë të nominuara për çmime, duke përfshirë çmimin Mies van der Rohe. Në vitin 2009 ata morën një medalje argjendi IOC / IAKS për dizajnimin e stadiumit e futbollit ne Maribor, në vitin 2006 ata morën cmimin Grand Prix Evropian për inovacion, në vitin 2005…

Read More

Hrvoje Njiric

By | Ligjeruesit

njiric + arhitekti u themelua nga Hrvoje Njiric në vitin 2001 në Zagreb, Kroaci. Hrvoje u bë i njohur në vitet e 90-ta fal projekteve të zhvilluara nga partneriteti i mëparshëm njiric+njiric. Skemat për Europan (3 çmimet e para) dhe projektet sllovene për Baumaxx dhe McDonalds janë botuar dhe shpërblyer me shumë çmime. Zyra e tanishme ka evoluar dhe ka vazhduar punën e zyrës së vjetër. njiric+ e perkufizon arkitekturën si dicka më shumë se kufijt e mureve të ndërtesës apo një bashkim formal të materialit ndërtimor. Aspektet e saja jo-fizike kan të bëjn me fenomenet bashkohore sociale dhe kulturës…

Read More

Jamie Chan

By | Ligjeruesit

Jamie mbaroi Barch në Dizajn Ambiental në University of Pennsylvania në Philadelphia në vitin 1998 dhe Master në Arkitekturë në vitin 2001 në Columbia University, New York. Për momentin Jamie mban pozitën e Senior Urban Designer në Departamentin e Planifikimit Urban të NYC në bashkinë e Manhattan. Ajo punon në projekte të ndryshne të shkallës së lartë në Manhattan, kurse kohëve të fundit është e fokusuar në trajtimin e hapësira publiko-private. Projektet e saja kanë për qëllim të revitalizimit të lagjeve nëpërmjet dizajneve të hapësirave publike. Shumica e projekteve janë të koncentruara në zonën e Lower Manhattan; Shetitorja në East…

Read More

Liburn Aliu

By | Ligjeruesit

Liburn Aliu është drejtor i Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Liburni ka punuar për vite të tëra si arkitekt në projektim dhe mbikqyrje të realizimit të projekteve të shumta ndërtimore qoftë ato të ndërtimit të lartë e poashtu në objekte të infrastrukturës. Studimet universitare për Arkitekturë i ka përfunduar në Fakulltetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Univerziteti i Prishtinës. Viteve të fundit është marrë më tepër me trashëgiminë kulturore arkitektonike, si pjesë e projekteve të ndryshme të restaurimit të monumenteve të mbrojtura. Nga janari i vitit 2011 deri në Dhjetor 2013, Z. Aliu ishte në funksionin e deputetit të zgjedhur…

Read More

Klodeta Krasniqi

By | Ligjeruesit

Klodeta është planere, e cila ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, Kosovë dega arkitekture dhe studimet master në Politecnico di Milano, Itali në degën e planifikimit dhe disenjimit të politikave urbane. Aktualisht është kandidate për doktoratë në Universitetin Teknik t] Vienës, Austrisë në kërkim të ideve kreative për trajtim të çështjeve shumë aktuale në rajonin e Ballkanit me temën “Etnitë në hapësirë. Ridisenjimi i kufinjëve në shtetet post-konfliktuoze të ish Jugosllavise”. që nga viti 2012 është e angazhuar në UN-Habitat Kosovo në mbështetje të komunave të Kosovës për planifikim më të mirë të qyteteve bashku me qytetarët. Programi…

Read More

Bardhyl Rama

By | Ligjeruesit

Bardhyl Rama, Int’l Assoc AIA (1976), u diplomua ne Fakultetin e Arkitektures dhe Ndertimtarise ne Universitetin e Prishtines. Punon ne organizata nderkombetare per me shume se 15 vite. Ne studion e tij private, ka dizajnuar shume projekte, duke perfshire: objekte individuale te banimit, objekte banesore, komplekse sportive/pishina, memoriale, restaurante, objekte te vogla komerciale etj. Eshte anetar disa organizatave nderkombetare, si: Instituti Amerikan i Arkitekteve (AIA) dhe AIA Europe, ASCE, NIBS, IAPMO, APWA, CIBSE YEPG (Anetar Komitetit Drejtues – Oficer Regjional per Europen Lindore). Pjesemarres i disa Konferencave nderkombetare te AIA, si: Hamburg, Lyon, London, Paris, and Milan. Aktualisht sherben si…

Read More

Sir Peter Cook

By | Ligjeruesit

Sir Peter Cook RA është një nga arkitektët më të njohur të kohës sonë. Ka qenë themelues i Archigram-it dhe në vitin 2007 u nderua nga Mbretëresha për kontributet e tij në fushën e arkitekturës dhe mësimdhënies. Ai është Akademik Mbretëror dhe Komandant i Urdhërit të Arteve dhe Letrave të Republikës Franceze. Arritjet e tij me Archigram-in janë njohur nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë në vitin 2004, kur grupi u nderua me Medaljen e Artë Mbretërore. Sir Peter Cook ka studiuar në shkollën e njohur “AA School of Architecture” ku edhe ishte ligjërues për shumë vite e më vone edhe…

Read More