All Posts By

Rudina Voca

Farrokh Darakhshani

By | Ligjeruesit

Është drejtor i çmimit prestigjioz “Aga Khan Award for Architecture”. Ai ka qenë i lidhur me këtë çmim që nga viti 1982, kur puna e tij e kishte sjellë në kontakte me arkitektë, ndërtimtarë dhe planifikues hapsinor në mbarë botën. Udhëton gjerësisht në vendet myslimane dhe ka organizuar e marrë pjesë në një numër të madh të seminareve dhe kollokuiumeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ndërtimin e mjediseve bashkëkohore. Ka bashkëpunuar në një numër të madh të botimeve dhe ekspozitave në arkitekturë dhe ka qenë i përfshire në organizimin e punëtorive profesionale dhe konkurseve ndërkombëtare të arkitekturës. Është ligjerues…

Read More

Emre Arolat

By | Ligjeruesit

Pas diplomimit në Fakultetin e Arkitekturës në MSU – Stamboll në vitin 1986, filloi punën në Metcalf & Associates në Washington D.C. mes viteve 1986-87. Prej vitit 1987 e deri më 2004 punoi si bashkë-dizajner me Saziment dhe Neset Arolat ku edhe e themeloi Emre Arolat Architects (EAA) bashkë me Gonca Pasolar. Projektet e tij me EAA kanë fituar shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çmimin “Mies van der Rohe Award for European Architecture” në vitin 2005, në vitin 2006 fitoi çmimin “AR Awards for Emerging Architecture”, në vitin 2010 “Cityscape Dubai Awards”, në 2011 “MIPIM AR Future Projects…

Read More

Jose Mateus

By | Ligjeruesit

Lindur në vitin 1963 ne Castelo Branco, ka diplomuar në arkitekturë në vitin 1986 në Faculdade de Arquitectura da Universidade Técnica de Lisboa (FAUTL). Në vitin 1991 ka themeluar “ARX Portugal Arquitectos” bashkë me Nuno Mateus. Aktualisht është President i Bordit të Drejtorëve të Trienales së Arkitekturës ne Lisbonë, ndërsa ishte edhe drejtor ekzekutiv i trienales së vitit 2007 dhe 2010. Është edhe antarë i bordit editorial të “Babel”. Ka qenë president i Kuvendit Jugor Regjional të “Ordem Arqitectos”, si dhe nënkryetar i po të njejtit regjion mes viteve 2005-2007. Përveq si profesor në vizitë në Institutin Superior Teknik në…

Read More

Pippo Ciorra

By | Ngjarjet

Arkitekt, kritik dhe profesor i rregullt i projektimit dhe teorisë në “School of Architecture of Ascoli Piceno” – University of Camerino. Koordinator i programit ndërkombëtar PHD “Villard d’Honnecourt”. Anëtar i CICA “(Committee of International Critics of Architecture)”. Këshilltar për çmimet “MVDR” dhe “Medaglia dell’architettura italiana”. Që nga viti 1981 kontribuon në faqet kulturore të “Il Manifesto” dhe në gazeta dhe radio stacione të tjera kombëtare. Është edhe anëtar i bordit editorial në “Casabella”, “Gomorra”, “Parametro”. Autor i një numri të madh të librave, teksteve, publikimeve mbi arkitektët, muzetë, çështjet urbane, si: Ludovico Quaroni, Peter Eisenman, (per Electa) Young Italian Architects (Birkhauser), Nuova architettura…

Read More

Gezim Paçarizi

By | Ligjeruesit

I lindur në Kosovë në vitin 1964, Gëzimi ka studiuar arkitekturën në Prishtinë dhe më pas në Gjenevë ku edhe ka diplomuar në vitin 1993. Gëzimi është një nga arkitektët e pakët të pas-luftës që ka arritur ta tejkalojë situatën e vështirë të mjedisit kosovar. Themeli i estetikës së tij përfshinë thjeshtësine e formës, planifikimin e menduar thellë hapsinor dhe dëshiren për të nxjerrë në pah natyrën e materialit, të gjitha të cilat janë në konstrast me ambientin i cili shpesh di të jetë kaotik dhe banal. Gëzimi aktualisht drejton studion e tij të arkitekturës me bazë në Gjenevë –…

Read More

Haris Piplas & Daniel Schwartz

By | Ligjeruesit

Urban – Think Tank Është një praktikë projektuese ndërdisiplinore e dedikuar për kërkime shkencore të nivelit të lartë dhe për shumëllojshmëri të projektimit, e lidhur ngushtë me arkitekturën bashkëkohore dhe planifikimin urban. Filozofia e U-TT-së është që të prodhojë zgjidhje të reja dhe praktike përmes aftësive të kombinuara të arkitektëve, ndërtimtarëve, planifikuesve të mjedisit dhe specialistëve të komunikimit. Në vitin 1993, Alfredo Brillembourg e themeloi U-TT-në në Karakas, Venezuelë e më vonë në vitin 1998 i’u bashkua Hubert Klumpner si bashkë-drejtues. Që nga viti 2007, Brillembourg dhe Klumpner kanë ligjëruar në “Columbia University” ku edhe e themeluan Sustainable Living Urban…

Read More

Skye Duncan

By | Ligjeruesit

Bachelor e Arkitekturës e nderuar nga Victoria University of Wellington, New Zealand (2002), Master e Shkencës në Arkitekturë dhe Planifikimit Urban në Columbia University me titull Fulbright Scholar (2007). Në Colombia, Skye u shpërblye me “Kinne Travel Fellowship” dhe “Lucille Smyser Lowenfish Memorial Prize” (2007). Aktualisht mban postin “Senior Urban Designer” në Departamentin e Planifikimit Urban në Nju Jork, ku kohëve të fundit u shpërblye me çmimin “Michael Weil Award for Urban Design” për punë të shkëlqyer, përkushtim dhe kreativitet. Ka punuar në një numër të madh projektesh përfshirë Coney Island, Hunters Point South, Hudson Yards, Hudson Square, Lower Concourse,…

Read More

Elia Zenghelis

By | Ligjeruesit

Është arkitekt dhe mësues grek, i lindur në vitin 1937 në Athinë. Ka studiuar arkitekturën në “Architectural Association School of Architecture” në Londër ku edhe diplomoi në vitin 1961. Që nga viti i diplomimit e deri më 1971 ka punuar për arkitektët “Douglas Stephen and Partners” në Londër ku njëkohësisht (nga viti 1963) ishte mësues në AA. Zenghelis u bë një mësues i shquar pasi futi më shumë avant-gardizem radikal në programin mësimor. Gjatë viteve 1971-1975 Zenghelis ka bashkëpunuar me arkitektë të ndryshëm në Londër, Paris dhe Nju Jork: Georges Candilis, Michael Carapetian, Aristeides Romanos, Rem Koolhaas, O.M. Ungers and…

Read More

Ledian Bregasi & Sajmir Kristo

By | Ligjeruesit

Arch Ledian Bregasi Ledian Bregasi është një arkitekt i diplomuar në vitin 2010 në Universitetin e Romës “La Sapienza” ku për momentin po zhvillon kërkimet për programin e doktoraturës në Arkitekturë, Teori e Projekt. Aktualisht, ai është lektor në kurset e Studio Projektimi II dhe Information Architecture pranë Universitetit POLIS në Tiranë. Interesat kryesore të kërkimit shkencor përqëndrohen, mes të tjerash, në spikatjet e modeleve të sjelljeve dhe në vetërregullimin e sistemeve komplekse. Eksperienca e tij profesionale përfshin një numër bashkëpunimesh me administratën publike në Tiranë dhe me disa studio arkitekture në Itali e Shqipëri. Në këtë moment ai punon…

Read More

Dijana Vučinić

By | Ligjeruesit

Dijana Vučinić është arkitekte praktikuar. Ajo kohën e fundit themelua DVARP (www.dvarp.me), një zyre ndërdisiplinore të projektimit arkitektonik dhe me projekte që variojnë nga dizajni urban dhe ndërtesave të banimit tek projektimi I skenografive. Puna e saj është bazuar në hulumtimet në lidhje me kushtet urbanistike të zhvillimit të zonave turistike në bregdetin dhe malet e Malit të Zi. DVARP fokusohet në krijimin e dizajnit arkitektonik inovativ dhe integral. Në punën e tyre DVARP prezanton strukturat dhe hapësirat që zbulojnë procesin kompleks të përgjigjjës përfundimtare dhe të menduarit kritik. Ajo është gjithashtu themeluese e Shkollës Verore të Arkitekturës në Kotor…

Read More