Ligjeruesit

Bence Komlosi

By June 15, 2016 No Comments

Dotlinearchitects është një qendër mendje hapur në Barcelonë, Budapest dhe Zürich. Kryesisht fokusohet në fushën e hulumtimit, arkitekturës dhe zhvillimit lokal, ndërkohë vazhdimisht bashkëpunon me partnerët global. Bashkëdizajni, bashkëprodhimi dhe shpërndarja janë elementet kryesore të punës së Dotlinearchitects. Projekti “Arkitektura për Refugjatët” është iniciuar nga Zsófia Glatz dhe Bence Komlósi.

Zsófia Glatz, e lindur në vitin 1982, diplomoi në Universitetin e Budapestit të Teknologjisë dhe Ekonomisë (BUTE) në vitin 2007. Pas diplomimit ajo filloi Shkollën DLA (Doktorati i Arteve Liberale) në BUTE. Tema saj për hulumtim ishte “Banimi social në Hungari – Prania Personal”. Në vitin 2010 ajo fitoi një bursë për doktoraturë në ETH Zürich. Mbikqyrësi i saj ishte Prof. Ákos Moravánszky. Përveç kësaj ajo mori pjesë në semestrin e parë të programit MAS per Banim Social ne Wohnforum.

Bence Komlósi, i lindur në vitin 1982, diplomoi në Universitetin e Budapestit të Teknologjisë dhe Ekonomisë (BUTE) në vitin 2009. Në vitin 2013 ai fitoi programin MAS për Banim Social në ETH Zürich Wohnforum. Tema e tij hulumtuese ishte “Të jetuarit e Demokracisë – Iniciativat për Zhvillimin e Banimit Social të Qëndrueshëm në Budapest – Strehimi Kooperativ si Mjet Potencial”.