Ligjeruesit

Bernard Khoury

By June 3, 2016 No Comments

Bernard Khoury ka studiuar për arkitekturë në shkollën e Dizajnit Rhode Island (BFA 1990/B.Arch 1991). Studimet e larta arkitektonike i kreu në Universitetin Harvard (M.Arch 1993). Në vitin 2001, ai u nderua nga bashkia e Romës për çmimin Borromini për arkitektët nën moshën dyzetë vjeçare. Në vitin 2004, ai u nderua me çmimin Architecture + Award. Ai është bashkë-themeluesi i Qendrës Arabe për Arkitekturë. Ishte profesor vizitor në Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne, në L’Ecole Spéciale d’Architecture në Paris dhe në American University of Beirut. Ka ligjëruar dhe ka ekspozuar punët e tij në institucione prestigjioze akademike në Evropë dhe SHBA, duke përfshirë një shfaqje solo të punës së tij të dhënë nga Forumi Ndërkombëtar për Arkitekturën Bashkëkohore në galerinë Aedes në Berlin (2003), si dhe shfaqeje grupi të shumta duke përfshirë YOUprison në Fondazione Sandretto re Rebaudengo në Torino (2008) dhe SPAZIO në hapjen e shfaqjes në muzeun Maxxi në Romë (2010). Ai ishte bashkë-kurator dhe arkitekt i pavilionit kombëtar të Mbretërisë së Bahreinitit në Ekspozitën e 14-të të Bienales Internacionale të Arkitekturës në Venecia në vitin 2014. Puna e tij është botuar gjerësisht nga shtypi profesional. Khoury ka filluar një praktikë të pavarur në vitin 1993. Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, zyra e tij ka zhvilluar një reputacion ndërkombëtar dhe një portofolio të rëndësishme të projekteve të ndryshme, si në nivel lokal ashtu edhe jashtë vendit.