Ngjarjet

Boštjan Vuga

By June 13, 2013 No Comments

Diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në Lubjanë (1992) dhe vazhdoi studimet e tij pasuniversitare në AA School of Architecture në Londër. Në vitin 1996 së bashku me Jurij Sadar formuan zyrën arkitektonike SADAR + VUGA. Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të kaluara SADAR+VUGA është përqendruar në hartime të hapur, inovative dhe integrale arkitektonike dhe ato në planifikimin urban. Studioja ka qenë e shtyrë nga një kërkim për cilësinë, me një besim të fortë dhe vizionar në ate se prodhimi i arkitekturës kualitative kontribuon në mirëqenien tonë dhe gjeneron një zhvillim të ndjeshëm dhe të përgjegjshëm të kontekstit fizik në të cilin jetojmë, në zgjerimin e imagjinatës sonë dhe stimulimin e shqisave tona .

Ai ligjëron në shkollat ​​arkitektonike, konferenca dhe simpoziumeve në Slloveni dhe jashtë vendit. Në vitin 2003 zt. Vuga u emërua si udhëheqës i studios në Institutin Berlage në Roterdam. Ai ishte një kritik vizitues në AA School në Londër, Bauhaus Kolleg në Dessau, IAAC në Barcelonë, ETH në Zyrih, tek Angewandte Universität für Kunst Wien dhe Akademisë së Arteve Visual Vjenë. Ai gjithashtu shërbeu në revistën AB Architectural Magazine si editor mysafir. Ai botoi artikuj të shumtë rreth ngjarjeve aktuale në arkitekturë dhe planifikim urban, në botimet e ndryshme botërore. Boštjan Vuga aktualisht është profesor mysafir në Adip, TU në Berlin.

Ai ka pranuar çmime të shumta për punën e tij, duke përfshirë Platinum dhe Golden pencile (2011 në 2009), Çmimi ZUPANCIC (2011), Çmimin interanational në Arkitekturë 2009, Trendi çmimin (2005), ECCS Steel Design Award (2003), Çmimin Bauwelt (2001). Piranesi Award (1999) e kështu me rradhë.

Sadarvuga.com