Category

Ligjeruesit

Bernard Khoury

By | Ligjeruesit

Bernard Khoury ka studiuar për arkitekturë në shkollën e Dizajnit Rhode Island (BFA 1990/B.Arch 1991). Studimet e larta arkitektonike i kreu në Universitetin Harvard (M.Arch 1993). Në vitin 2001, ai u nderua nga bashkia e Romës për çmimin Borromini për arkitektët nën moshën dyzetë vjeçare. Në vitin 2004, ai u nderua me çmimin Architecture + Award. Ai është bashkë-themeluesi i Qendrës Arabe për Arkitekturë. Ishte profesor vizitor në Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne, në L’Ecole Spéciale d’Architecture në Paris dhe në American University of Beirut. Ka ligjëruar dhe ka ekspozuar punët e tij në institucione prestigjioze akademike në Evropë dhe…

Read More

Martino Stierli

By | Ligjeruesit

Martino Stierli është kurator për Arkitekturë dhe Dizajn në Muzeun e Artit Modern në New York (MOMA), një rol që ai mori në mars të vitit 2015. Z. Stierli mbikëqyrë programin e gjerë të ekspozitave të veçanta, instalimeve dhe blerjeve të Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit. Si profesor i Fondacionit Kombëtar Zvicran për Shkencë në Institutin e Historisë së Artit në Universitetin e Zvicrës, Z. Stierli u përqendrua në studimet e tij mbi arkitekturën dhe median. Projekti i tij Arkitektura e Hedonizmit: Tre Villat në ishullin Capri (The Architecture of Hedonism: Three Villas in the Island of Capri) është përfshirë…

Read More

Jan Knikker

By | Ligjeruesit

Jan Knikker (Bad Soden Ts 1972) ju bashkua MVRDV-së vitin 2008. Duke filluar karrierën e tij si gazetar Jan më vonë formoi imazhin publik të OMA për gati një dekadë. Si partner në MVRDV, Jan drejton përpjekjet e Zhvillimit të Biznesit dhe marrëdhënieve me publikun, duke formuar një departament të  orientuar në klient, të shpejtë dhe strategjik e cila tani përfshin gjithashtu një ekip të fortë vizual. Ai ka punuar në shumë në publikime dhe ekspozita, një nga botimet e tij të fundit ishte libri MVRDV Buildings. MVRDV është zgjeruar me shpejtësi në tregje të reja dhe fokusohet në zgjidhjet për…

Read More

Jack Self

By | Ligjeruesit

Jack Self (1987) është një arkitekt dhe shkrimtar me bazë në Londër. Ai është drejtori i fondacionit REAL dhe bashkë-kurator i Pavilionit Britanik në Bienalen e Venecieas 2016. Shkrimet e tij janë shfaqur në revistat Architectural Design, The Guardian, New Philosopher, 032c dhe Dezeen. Libri i parë i Jack ishte Real Estates: Life Without Debt (Bedford Press 2014). Është editor/redaktor kontribues në Architectural Review, ku ai ka punuar në një numër të madh të vëllimeve që nga viti 2009. Si redaktor i Strelka Press (2011-13) ai ka botuar librat e parë ‘print-on-demand’ (shtyp-me-kërkesë) në arkitekturë. Jack themeloi Fulcrum një revistë javore “që…

Read More

Vladimir Kulic

By | Ligjeruesit

Vladimir Kulić është një historian, kurator dhe kritik i arkitekturës, dhe një profesor i asociuar i historisë dhe teorisë së arkitekturës në Universitetin Atlantik Florida. Së bashku me Maroje Mrduljas menaxhuan projektin hulumtues ndërkombëtar Unfinished Modernisations – Between Utopia and Pragmatism: Architecture and Urban Planning in the Former Yugoslavia and the Successor States (2010-12) (Modernizimi i Papërfunduar – në mes Utopisë dhe Pragmatizmit: Arkitektura dhe Planifikimi Urban në ish-Jugosllavi dhe në Shtetet Pasardhëse). Ai është autori i Modernism In-Between: The Mediatory Architectures of Socialist Yugoslavia (Modernizmi i Ndërmjetëm: Arkitekturat ndërmjetësuese të Jugosllavisë Socialiste) (me Maroje Mrduljas dhe Wolfgang Thaler, 2012) dhe redaktor i Sanctioning  Modernism: Architecture…

Read More

Vera Seriakov & Nela Kadic

By | Ligjeruesit

BLOK u themelua nga tre arkitekt me bazë në Vienë Nela Kadic, Vera Seriakov dhe Markus Tomaselli. Arkitektet janë duke punuar së bashku që nga viti 2010 – qysh nga universiteti. Kanë zhvilluar një mënyrë të vecant për krijimin e imazheve në mënyrë që të përcjellin mendimet dhe vizionet e tyre për publikun e gjerë. Shumica e projekteve të tyre kanë të bëjnë me futjen e proceseve të qëndrueshme shoqërore dhe ekonomike. Kanë qëllim që të zbulojnë strategji dhe struktura urbanistike për të fituar një shoqëri më të balancuar dhe të drejtë. Qëllimi është për të bindur audiencën duke ofruar…

Read More

Tomaz Pipan

By | Ligjeruesit

Tomaž Pipan përfundoi studimet pasuniversitar në Fakultetin e Arkitekturës në Lubjanë. Ai vazhdoi shkollimin e tij në Angli dhe në vitin 2008  përfundoi me sukses masterin në degën e Peisazhit Urban në Architecture Association, Shkolla e Arkitekturës në Londër. Projekti të cilin ai  e hulumtoi përmban kombinimin e industrisë dhe bujqësisë. Në vitin 2014 ai përfundoi doktoraturën në Universitetin Metropolitan të Londrës. Teza e tij e doktoraturës “Kapaciteti i Industrisë për Kulturën Qytetare” është vlerësuar lartë. Kjo është një studim në thellësi të modeleve industriale të urbanizimit në Kinë dhe Perëndim dhe mundësinë e tyre për kulturën urbane dhe zhvillimin…

Read More

Alejandro Aravena

By | Ligjeruesit

Arkitekt i diplomuar në Universidad Catolica de Chile, drejtori i Alejandro Aravena Architects, themeluar në vitin 1994 dhe që nga viti 2006 Drejtor Ekzekutiv i ELEMENTAL, një kompani me interes shoqëror me fokus në projektet e infrastrukturës, transportit, hapësira publike dhe strehim, në partneritet me Universidad Catolica de Chile dhe COPEC, Chilean Oil Company. Ai është anëtar i Jurisë së Çmimin Pritzker që nga viti 2009. Laureatët e zgjedhura gjatë pranisë së tij në juri kanë qenë: Peter Zumthor (2009), Sanaa-Kazuyo Sejima (2010), Eduardo Souto de Moura (2011), Wang Shu (2012), Toyo Ito (2013) dhe Shigeru Ban (2014). Ai u…

Read More

Han Tümertekin

By | Ligjeruesit

Han Tumertekin është njëri nga arkitektët më të mirënjohur Turk, me portfolio të gjërë të punimeve në Turqi, Holandë, Japoni, Nritani, Francë, Kinë dhe Keni. Han kreu shkollën e arkitekturës nv Universitetin e Stambollit dhe përpos angazhimit të tij në byron e tijh që nga viti 1992 ai është aktiv edhe si ligjerues në shkolla të numërta sikurse: Harvard University Graduate School of Design; Ecole Polytechnique Federale de Lausanne; Ecole Speciale d’Architecture, Paris, etj. Ai gjithashtu është themelues i programit të masterit në arkitekturë pran Bilgi University në Stamboll, ku ende ligjeron. Puna e Han’it është publikuar në shumë revista…

Read More

Rok Oman

By | Ligjeruesit

Rok Oman diplomoi ne Shkollën e Arkitekturës ne Lubjanë si dhe AA School of Architecture ne Londer para se te themelonte studion e arkitektures OFIS me Spela Videcnik në vitin 1996, ku fituan disa konkurse te mirenjohura si Stadiumi i Futbollit në Maribor dhe Muzeun e Qytetit të Lubljanës. Shumë nga projektet e tyre kanë qenë të nominuara për çmime, duke përfshirë çmimin Mies van der Rohe. Në vitin 2009 ata morën një medalje argjendi IOC / IAKS për dizajnimin e stadiumit e futbollit ne Maribor, në vitin 2006 ata morën cmimin Grand Prix Evropian për inovacion, në vitin 2005…

Read More