Ligjeruesit

Elena Madison

By June 14, 2016 No Comments
Elena Madison është një planere e urbanizmit me përvojë të pasur në planifikimin dhe projektimin e parqeve, shesheve, kampuseve dhe hapësirave qytetar dhe kulturore. Një veterane e Placemaking, Elena ka një pasion për të punuar me njerëzit të komuniteteve për të krijuar hapësira publike që ata duan. Ajo është e përkushtuar në punët bashkëpunuese duke përfshirë vizionimin, zhvillimin e konceptual, programimin dhe menaxhimin.
Ajo aktualisht është duke punuar në hartimin konceptual dhe planifikimin Placemaking për Woodruff Park Atlanta; Capitol Park Detroitit; dhe Jacksonville Hemming Park. Elena bashkë-menaxhon Zemra e Komunitetit (Heart of Community) një program i granteve të Placemaking i mbështetura nga Southwest Airlines, realizohet tani më katër vite. Ajo gjithashtu drejton PPS Trainime Ndërkombëtare dhe Programi Ndihmës Teknik për Evropën Qendrore dhe Lindore e fokusuar në ndërtimin e njohurive lokale dhe kapaciteteve me projekte aktive teknike me Skanska në Varshavë, Poloni dhe në vendlindjen e saj në Sofje, Bullgari.
Elena ka qenë folëse, prezantuese dhe trainere kryesore në konferenca, seminare dhe trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare të shumta. Angazhimet e saja më të fundit përfshijnë leksione dhe trajnime në: Come On, Community Forum i organizuar nga Via Foundation në Prague, Czech Republic (2016); Wola Placemaking Symposium, Warsaw, Poland (2015); the Barcelona Public Markets Conference (2015); the Pennsylvania Library Association conference (2015); the Lewis Ginter Botanical Garden Winter Symposium, Richmond (2015); the Placemaking Leadership Council, Pittsburgh (2014); the 1st International Scientific Conference on Public Spaces, Bratislava, Slovakia (2014); the Athens Crisis-Scape Conference (2014); dhe Helsinki Design Week (2014).
Në komunitetin e saj Jackson Heights, Queens, Elena është anëtare themeluese e Aleancës së Gjelbër Jackson Heights, një programim i lagjeve dhe menaxhimi i Rrugës 78 Plaza me një përpjekje për të zgjeruar hapësirën publike në zonë. Elena është gjithashtu anëtare këshilluese e bordit të Partneritetit të Lagjës Plaza, një program e shoqërisë hortikulturore në New York, i përkushtuar për të ndihmuar komunitetet në menaxhim, programin dhe për të ruajtur sheshet e këmbësorëve të krijuara nga Departamenti i Programimit të Transportit (DOT), Plaza, New York City.
Rreth PPS
PPS u themelua në vitin 1975 për të zgjeruar punën e William (Holly) Whyte, autor i studimit “Jeta Shoqërore i Hapësirave të Vogla Urbane”. PPS deri më tani ka përfunduar projekte për më shumë se 3000 komunitete në 43 vende dhe në të gjitha 50 shtetet e SHBA-së dhe janë qendra për praktika, informacione dhe burime më të mira për krijimin e hapësirave. Më shumë se 1200 njerëz në mbarë botën janë anëtarë të Këshillit Placemaking Lidershipit.