Ligjeruesit

Esen Gökçe Özdamar

By June 15, 2016 No Comments

Esen Gökçe Özdamar është Asistent Profesoreshë, themeluese, si dhe udhëheqëse e Departamentit të Arkitekturës së Universitetit Namik Kemal, Tekirdağ. Ajo e kreu masterin (MSc) dhe PhD në programin e Dizajnit Arkitektonik në Universitetin Teknik të Stambollit, në vitin 2003 dhe 2011. Tema e PhD-së së saj u fokusua në një qasje eksperimentale në metodologjinë transdisciplinare nëpër zonat e ri-lexuara të strehimit në Stamboll, Vjenë dhe Amsterdam. Ajo ishte hulumtuese mysafir në Universitetin e Teknologjisë në Delft në vitin 2007.

Që nga diplomimi i saj, ajo ka punuar në disa zyre të ndryshme të arkitekturës nga strehimet e ndërlikuara së shkallës së madhe në ndërtesa publike, dizajn të brendshëm, si dhe ka marrë pjesë në shumë konkurse ndërkombëtare dhe ekspozita të artit. Hulumtimi i saj i tanishëm fokusohet në metodologjinë transdisciplinare, strehimin bashkëkohor, perceptimin kinestetik dhe hapësirën ​​haptike.
Disa nga botimet e saj të fundit janë Unemployed in Summer: Pamphlets From the Waterfront (E papunë në verë: Pamflete Buzë Ujit), Visual Communication (2016) dhe Rooftop Architecture in Istanbul (Arkitektura e Kulmit në Stamboll), Lo Squaderno (2015).