Ligjeruesit

GOKHAN AVCIOGLU

By June 3, 2017 No Comments

Gokhan Avcioglu është një arkitekt  nga Turqia ku në vitin 1983 përfundoi studimet universitare në KSU / BA. Avcioglu është drejtor dhe themelues i zyrës GAD në Stamboll, që u themelua në vitin 1994.

Ndër projektet e tij janë zyra private, hapësira publike, hapësira komerciale dhe banesa në Stamboll, Bodrum, New Jersey, Uashington DC, Virginia dhe Connecticut. Ndër projektet e tij fituese më të fundit janë AKH KNDU Villas, KUUM Hotel dhe Rezidenca, Qendra Logjistike Pinar, Divan Kurucesme dhe Trump Cadde. Ai ka fituar çmime të shumta, përfshirë Çmimin Turistik të Arkitekturës 1997, Medaljen e Bronzit në Miami Bienal në 2003, Çmimin Archmarathon në 2014, Çmimet Iconic të Gjermanisë në 2014, çmimin e Çikago Athenaeum për dizajn të gjelbërt në 2015, 2014 dhe 2012, çmimin MIPIM AR Future Në 2017, 2013 dhe 2012, etj.. Një numër I madh i projekteve të tij janë nominuar për çmimin për Arkitekturë Aga Khan.

Projektet e Gokhan Avcioglu dhe GAD janë ekspozuar në Galerist Istanbul, Galerinë e Arteve Minima në Filadelfia, Miami Bienal, Muzeun e Arkitekturës në Roterdam dhe në Akademinë Mbretërore të Artit në Londër.

Gokhan Avcioglu është njohur nga një numër botimesh të ndryshme, përfshirë Wallpaper, Surface, City Magazine, NY Times, New York Post, Qytetet Transformuese – Ndërhyrjet Urbane në Qytetet Publike, dhe shumë të tjera.

Që nga viti 2001, Avcioglu ka ligjeruar dhe kryer seminare në Ecole Speciale d’Architecture në Paris, Universitetin Teknik Yildiz dhe Universitetin Teknik të Stambollit.

Në vitin 2014 Gokhan themeloi fondacionin GADFOUNDATION (Gadev) i cili synon të promovojë arkitektët turq dhe prodhimin e artit, duke informuar njerëzit rreth arkitekturës, me qëllim të aftësoj studentët në mënyra të ndryshme të mbështetjes për të siguruar arritje të shkëlqyeshme në arsimimin e tyre. Ai po punon vazhdimisht drejt këtij rezultati përveç projekteve për themelimin e tij duke përfshirë theksin në aspekte të ndryshme sociale të arkitekturës.