Ligjeruesit

Enric Ruiz-Geli

By June 5, 2013 No Comments

Arkitekt për ETSA e Barcelonës. Artisti Visual vizitor në ZKM të Karlsruhes, me bursë nga Krtu, Generalitat de Catalunya. Dezajner i skenës për Bob Wilson: “Tod Danton”, Salzburger Festspiele dhe “Time Rocker”, Teatri Thalia, Hamburg, 1995-2000. Drejtori i studios Cloud 9 nga viti 1997. Bashkë-Drejtor i Metapolis 2000-2003. Art Media Konsulenti për Flors de les mercat 2002. Kuratori i Pavijonit Spanjolle të Bienales së V të Arkitekturës në Sao Paulo, 2003. Bashkë-Kryetar i komitetit të 3 Revolucionit Industrial i Arkitektëve, tryezë e rrumbullakët me Jeremy Rifkin, që nga viti 2007. Kryetari i Jurisë së Arkitekturës Prix d’Luxembourgeois 2007. Luksemburgu 2007, Themelues i Energy Attack me Jon Idiakez, 2007. Udhëheqës në njësinë e projektimit arkitektonik në shkollën e arkitekturës Barlett, në Londër, që nga viti 2010 Udhëheqës i programit të Diplomës 18 në Architectural Association School of Architecture, Londër, që nga viti 2010 Bashkë-kryetari i Figueres Creative City, 2010 Veprat e tij janë pjesë të koleksioneve të MOMA (New York), Koleksionit të FRAC Qendra (Orleans) dhe Qendra Pompidou (Paris). Enric Ruiz-Geli mbanë ligjerata dhe shërben si vlerësues i jashtëm në laboratoret dhe shkollat e arkitekturës sikurse Angewandte ne Vienë, AA School në Londër, UCLA, Passadena Art Center, CITA, RMIT, MIT, Bartlett, Bakminster Fuller Institute, ETHZ, IE School of Architecture. Agjenda eCloud 9 është që të publikoj projekte në skenarët e ngrohjes globale. Ndërtimi i tij ICT-Media është shpërblyer si Ndërtesa më vetëqendruese në botë nga WAF 2011. Ajo është një ndërtesë “Net Zero” e ndërtuar me koston e ndërtimit shumë konkurrues. Cloud 9 ka bartur ICT-Media-TIK konceptet edhe në Taipei, OECS, Katar, Kuvajt dhe Moskë. Bashkë-Kryetar i Këshillit Shkencorë të Tecnalia, 2011. Bashkë-Kryetar i Komitetit Ndërkombëtar i Ekspertëve në Iakov Chernikhov Prize, Moskë, 2012.