Ligjeruesit

Han Tümertekin

By June 14, 2015 No Comments

Han Tumertekin është njëri nga arkitektët më të mirënjohur Turk, me portfolio të gjërë të punimeve në Turqi, Holandë, Japoni, Nritani, Francë, Kinë dhe Keni. Han kreu shkollën e arkitekturës nv Universitetin e Stambollit dhe përpos angazhimit të tij në byron e tijh që nga viti 1992 ai është aktiv edhe si ligjerues në shkolla të numërta sikurse: Harvard University Graduate School of Design; Ecole Polytechnique Federale de Lausanne; Ecole Speciale d’Architecture, Paris, etj. Ai gjithashtu është themelues i programit të masterit në arkitekturë pran Bilgi University në Stamboll, ku ende ligjeron.
Puna e Han’it është publikuar në shumë revista ane e mbar botës dhe vitin 2006 Harvard University Press publikoi monografinë e punimeve të tija.
Fitues i shumë shpërblimeve arkitektonike, Han në vitin 2004 u shpërblye me cmimin prestigjioz Aga Khan Award for Architecture për shtepijën B2. Ka shërbyer në Jurinë Seniore të shpërblimit dhe është anëtar i komitetit drejtues të shpërblimit.