Ligjeruesit

Jack Self

By June 3, 2016 No Comments
Jack Self (1987) është një arkitekt dhe shkrimtar me bazë në Londër. Ai është drejtori i fondacionit REAL dhe bashkë-kurator i Pavilionit Britanik në Bienalen e Venecieas 2016.
Shkrimet e tij janë shfaqur në revistat Architectural Design, The Guardian, New Philosopher, 032c dhe Dezeen. Libri i parë i Jack ishte Real Estates: Life Without Debt (Bedford Press 2014). Është editor/redaktor kontribues në Architectural Review, ku ai ka punuar në një numër të madh të vëllimeve që nga viti 2009. Si redaktor i Strelka Press (2011-13) ai ka botuar librat e parë ‘print-on-demand’ (shtyp-me-kërkesë) në arkitekturë. Jack themeloi Fulcrum një revistë javore “që ndjek arkitekturën dhe milenumin e tretë”. Fulcrum mbetet botimi më i lexuar në botë nga studentët në lidhje me arkitekturën dhe ka qenë i ekspozuar gjerësisht – duke përfshirë edhe Bienalen e Venecias 2012.

Jack kreu studimet Bachelor në Arkitekturë në Universitetin e New South Wales (Sydney 2007), ka një diplomë të Arkitekturës nga Architectural Association (2014) dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Londrës (2012). Disertacioni i tij MA shqyrton moralin e teorisë neoliberale ekonomike. Si një dizajner ka punuar për disa firma ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe Ateliers Jean Nouvel në Paris dhe Londër (2007-09). Klientët dhe partnerët e tij përfshijnë zhvilluesit, trustet e banimit dhe institucionet publike (më së fundi edhe Këshillin Britanik dhe Muzeun Victoria & Albert).