Ligjeruesit

Jamie Chan

By June 14, 2015 No Comments

Jamie mbaroi Barch në Dizajn Ambiental në University of Pennsylvania në Philadelphia në vitin 1998 dhe Master në Arkitekturë në vitin 2001 në Columbia University, New York. Për momentin Jamie mban pozitën e Senior Urban Designer në Departamentin e Planifikimit Urban të NYC në bashkinë e Manhattan. Ajo punon në projekte të ndryshne të shkallës së lartë në Manhattan, kurse kohëve të fundit është e fokusuar në trajtimin e hapësira publiko-private. Projektet e saja kanë për qëllim të revitalizimit të lagjeve nëpërmjet dizajneve të hapësirave publike. Shumica e projekteve janë të koncentruara në zonën e Lower Manhattan; Shetitorja në East River; Korridori Water Street; Hapësira publike përreth Word Trade Center; Pier 42; Berza e NY dhe limanin e South Street. Një nga projektet më të njohura në të cilat ka punuar është projekti i mirënjohu për shetitorën e High Line Park. Jamie gjithashtu është shpërblyer me cmimin German Chancellor Fellowship në vitin 2003 nga Alexander von Humboldt Foundationnga Gjermania. Ajo gjithashtu është ligjeruese në Columbia University Graduate School of Architecture, Planning & Preservation.