Ligjeruesit

Jan Knikker

By June 3, 2016 No Comments
Jan Knikker (Bad Soden Ts 1972) ju bashkua MVRDV-së vitin 2008. Duke filluar karrierën e tij si gazetar Jan më vonë formoi imazhin publik të OMA për gati një dekadë. Si partner në MVRDV, Jan drejton përpjekjet e Zhvillimit të Biznesit dhe marrëdhënieve me publikun, duke formuar një departament të  orientuar në klient, të shpejtë dhe strategjik e cila tani përfshin gjithashtu një ekip të fortë vizual. Ai ka punuar në shumë në publikime dhe ekspozita, një nga botimet e tij të fundit ishte libri MVRDV Buildings. MVRDV është zgjeruar me shpejtësi në tregje të reja dhe fokusohet në zgjidhjet për çështjet globale përmes arkitekturën dhe urbanizmin e saj.  Jan gjithashtu ligjeron ne vende të ndryshme ne Holandë dhe jasht saj, shkruan për botime të ndryshme, zhvilloi një revistë online për dizajn të quajtur Dafne, dhe që nga viti 2007 deri në 2011, ishte anëtar i komisionit të Projekteve Ndërkombëtare të Fondeve Arkitektonike të Holandës.
MVRDV
U themelua në Roterdam (Holandë) në vitin 1993 nga Winy Maas, Jacob van Rijs dhe Nathalie de Vries. MVRDV angazhohet globalisht në ofrimin e zgjidhjeve për çështjet bashkëkohore arkitektonike dhe urbane. Me bazë hulumtuese dhe metodologji dizajni shumë bashkëpunuese duke angazhuar ekspertë nga të gjitha fushat, klientët dhe palët e interesuara në procesin krijues. Rezultatet janë shembullor objekte, plane urbanistike, studime dhe objekte, të cilat mundësojnë qytetet tona dhe peizazhe të zhvillohen drejt një të ardhme më të mirë.
Produktet e kësaj qasjeje ndryshojnë dhe variojnë nga ndërtesat e të gjitha llojeve dhe madhësive, deri tek planet urbane, botimet apo instalimet. Projektet e realizuara përfshijnë pavijon holandez për Expo Botërore 2000 në Hannover, ‘Forum Flight’ një park inovativ i biznesit në Eindhoven, kompleksi banesor Silodam në Amsterdam, Matsudai Qendra Kulturore në Japoni, kampus Unterföhring afër Munihut, Hotel Lloyd në Amsterdam, një plan urban dhe banimi në Ypenburg të Hagës, një rooftop – zgjatja trakti në fshatin DIDDEN në Roterdam, Qendra kulturore De Effenaar në Eindhoven, Boutique ndërtesa Gyre në Tokio, Veldhovens Maxima Qendra Mjekësore dhe objektet ikonike Mirador dhe Celosia në Madrid.
Projektet aktuale përfshijnë projekte të ndryshme të banesave në Holandë, Spanja, Kina, Franca, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Indi, Kore dhe vende të tjera, një bankë me seli në Oslo, Norvegji, një bibliotekë publike për Spijkenisse, Holandë, një treg qendror për Rotterdam, një shesh kulturë në Nanjing, Kinë, plane urbane në shkallë të madhe që përfshijnë një plan për një eko-qytet në Logroño, Spanja, një vizion urban për dyfishimin në madhësin të Almera në Holandë dhe Grand Paris, vizion i një post-Kyoto Parizi të madh.
MVRDV ka botuar një seleksion të projekteve të saj në FARMAX (1998), e ndjekur nga Metacity / Datatown (1999), Kosta Iberica (2000), Regionmaker (2002), 5 Minutes City (2003), km3 (2005), dhe në kohët e fundit Spacefighter (2007) dhe Skycar City (2007). MVRDV merret me çështjet globale ekologjike në studime në shkallë të mëdha të tilla si “Pig City” si dhe zgjidhje pragmatike për zonat e shkatërruara të New Orleans.
Puna e MVRDV është shfaqur dhe publikuar në gjithë botë të gjerë dhe ka pranuar çmime ndërkombëtare. Mbi 60 arkitektë, projektues dhe anëtarë të stafit krijojnë projekte në një proces multi-disiplinor bashkëpunues të projektimit dhe aplikojnë standardet më të larta teknologjike.
Së bashku me Delft University of Technology MVRDV udheheq “Why Factory”, një think-tank i pavarur dhe institut hulumtimi i cili ofron argument për arkitekturën dhe urbanizmin duke parashikuar qytetin e të ardhmen.