Ligjeruesit

Joni Baboci

By June 14, 2016 No Comments

Joni Baboci është një arkitekt, planifikues dhe urbanist entuziast. Aktualisht punon si Drejtor i Përgjithshëm për Planifikim dhe Zhvillim Urban në Bashkinë e Tiranës. Përvoja e tij e mëparshme shtrihet nga sektori privat në një numër të madh të konkurseve ndërkombëtare për arkitekturë me rezultate të suksesshme, e gjithashtu përfshinë edhe një përvojë disa vjeçare në krye të Atelier Albania, një projekt shumë i rëndësishëm për Qeverinë e Shqipërisë.

Ai është marrë me planifikimin dhe zhvillimin e planit kombëtar të Shqipërisë në shkallë të ndryshme, , me planin rajonal për bregdetin e vendit dhe me planin rajonal për gjenerimin ekonomik, përkatësisht rajonin Tiranë-Durrës. Puna e tij në Atelier Albania kulmoi me përgatitjen e “Metabolizmit të Shqipërisë” – një libër mbi metodat alternative të planifikimit, i publikuar nga Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me TU Delft, .FABRIC, IABR dhe 51N4E.
Përgjegjësitë e tij aktuale në Bashkinë e Tiranës kanë të bëjnë me befasitë, urgjencat dhe pritshmëritë e një kryeqyteti plot gjallëri në qendër të Ballkanit. Proceset bashkëpunuese kreative, metodologjitë alternative të planifikimit dhe zgjidhjet e shpejta dhe praktike do të përshkruanin  më së miri detyrat e tij të përditshme; por zakonisht ai duhet të përballet edhe me burokracinë administrative, shkresat e shumta, lejet për ndërtim dhe bashkëpunimin institucional.
Ai është jashtëzakonisht i pasionuar pas arkitekturës dhe planifikimit dhe aktualisht është fokusuar në të kuptuarit e qëndrueshmërisë si një faktor i madh në rizhvillimin urban duke përdorur metodologji më të qëndrueshme, më të zbatueshme dhe më funksionale të planifikimit.