Ligjeruesit

Klodeta Krasniqi

By June 13, 2015 No Comments

Klodeta është planere, e cila ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, Kosovë dega arkitekture dhe studimet master në Politecnico di Milano, Itali në degën e planifikimit dhe disenjimit të politikave urbane. Aktualisht është kandidate për doktoratë në Universitetin Teknik t] Vienës, Austrisë në kërkim të ideve kreative për trajtim të çështjeve shumë aktuale në rajonin e Ballkanit me temën “Etnitë në hapësirë. Ridisenjimi i kufinjëve në shtetet post-konfliktuoze të ish Jugosllavise”. që nga viti 2012 është e angazhuar në UN-Habitat Kosovo në mbështetje të komunave të Kosovës për planifikim më të mirë të qyteteve bashku me qytetarët.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore, UN-Habitat-i është program I Kombeve të Bashkuara e cila ka mandatin për promovimin e qëndrueshmërisë sociale dhe mjedisore në qytete dhe qyteza.
Në Kosovë, nga viti 1999, UN-Habitat-i ka promovuar qeverisjen e mirë, sigurinë e pronës, zhvillimin e qëndrueshëm të vendbanimeve njerëzore dhe planifikimin hapsinor me gjithëpërfshierje në Kosovë dhe më gjërë.
Gjatë kësaj decade, përmes Programit të mbështetjës së planifikimit hapësinor komunal (MuSPP) I financuar nga Swedish Development Cooperation, UN-Habitat-i ka mbështetur institucionet e Kosovës dhe shoqërinë civile në procese të shtet-ndërtimit, sa i përket sfidave të ndryshme në fushën e planifikimit dhe menaxhimit hapësinor dhe mjedisor por gjithëashtu fuqizimi i demokracisë lokale dhe reformës ligjore.