Ligjeruesit

Marta Pozo Gil, MVRDV

By June 5, 2013 No Comments

Marta Pozo Gil (Valencia, 1973) është një arkitekte e licencuar, BREEAM vlerësuese dhe LEED Associate. Ajo punon në MVRDV që nga viti 2007, ku, përveç rolit të saj si një udhëheqës e projekteve, Marta drejton Departamentin e MVRDV-së për qëndrueshmërinë o objekteve. Me formimin e strategjive mjedisore dhe energji-eficiente udhëzimet për çdo proces të projektimit, Marta siguron një standard të lartë për të gjitha projektet e MVRDV-së.

Marta ka qenë e përfshirë në konceptimin dhe zbatimin e projekteve të shkallëve të ndryshme. Ajo aktualisht është duke udhëhequr ekipin e projektimit për Montecorvo Eko City në Logroño, Spanjë. Ky projekt çmim-fitues i MVRDV-së, parashikon ndërtimin e një lagje të qëndrueshëm prej 3000 njësive të strehimit social, një shkollë dhe objekteve publike. Për të arritur një CO2-neutral hapësirë, 100% e energjisë së kërkuar do të gjenerohet në vend me anë të erës dhe energjisë diellore, të plotësuar nga një plan urbanistik bioklimatik, riciklimi, ripërdorimi i objekteve, ujit gri, e kështu me rradhë. Faza e parë e projektit është planifikuar për të nisur në vitin 2013.
Marta është gjithashtu duke punuar në një masterplan të dendur urban në Bordo, Francë – një projekt ambicioz “eco-quartier”, ku të gjithë energjia e konsumuar nga ana e masterplanit do të prodhohen në vend. Sajti 35 hekterësh, i cili do të rizhvilloj një ish bazë ushtarak, shtrihet në qendër të Bordeaux përtej lumit Garonne dhe do të sigurojë 3.200 shtëpive, zyre dhe komoditete urbane. Masterplani i MVRDV me kujdes respekton strukturën ekzistuese urbane dhe krijon një karakter intim për lagjen e re. Ajo është referuar si një “qytet kapilar”; një përpunim bashkëkohorë i qytetit historik evropian – duke kombinuar historinë, shkallën e njeriut dhe individualizmin me dendësi dhe qëndrueshmërinë. Ndërtesat e masterplanit kanë vlerësime të larta të performancës energjetike si dhe sigurimin e diellosjës natyrore, madje edhe në dimër. Konsiderata të tjera qëndrueshmërisë përfshijnë: reciklimin e ujit, menaxhimin e mbeturinave dhe përzgjedhjën e materialeve.
Kur realizohet, Zac Bastide Niel do të jetë një nga lagjet më të mëdha në botë me konsum zero të energjisë, dhe është një shembull i shkëlqyer se si lagje të reja mund të përmirësojë qëndrusheshmërinë dhe cilësinë e jetës në qytetet tona. Projekti është konsideruar si ndërhyrje më e rëndësishëm bashkëkohor urbane në Bordo. Ndërtimi do të fillojë në vitin 2014.
Marta ka diplomuar në Universidad de Politecnica Valencia, Spanjë (2001) dhe TU Berlin, Gjermani (2004). Ajo rregullisht ligjëron dhe ka fituar disa çmime.

MVRDV u krijua në Roterdam (Holandë) në vitin 1993 nga Winy Maas, Jacob van Rijs dhe Nathalie de Vries. MVRDV angazhohet globalisht në ofrimin e zgjidhjeve për çështjet bashkëkohore arkitektonike dhe urbane. Me bazë hulumtuese dhe metodologji dizajni shumë bashkëpunuese duke angazhuar ekspertë nga të gjitha fushat, klientët dhe palët e interesuara në procesin krijues. Rezultatet janë shembullor objekte, plane urbanistike, studime dhe objekte, të cilat mundësojnë qytetet tona dhe peizazhe të zhvillohen drejt një të ardhme më të mirë.
Produktet e kësaj qasjeje ndryshojnë dhe variojnë nga ndërtesat e të gjitha llojeve dhe madhësive, deri tek planet urbane, botimet apo instalimet. Projektet e realizuara përfshijnë pavijon holandez për Expo Botërore 2000 në Hannover, ‘Forum Flight’ një park inovativ i biznesit në Eindhoven, kompleksi banesor Silodam në Amsterdam, Matsudai Qendra Kulturore në Japoni, kampus Unterföhring afër Munihut, Hotel Lloyd në Amsterdam, një plan urban dhe banimi në Ypenburg të Hagës, një rooftop – zgjatja trakti në fshatin DIDDEN në Roterdam, Qendra kulturore De Effenaar në Eindhoven, Boutique ndërtesa Gyre në Tokio, Veldhovens Maxima Qendra Mjekësore dhe objektet ikonike Mirador dhe Celosia në Madrid.

Projektet aktuale përfshijnë projekte të ndryshme të banesave në Holandë, Spanja, Kina, Franca, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Indi, Kore dhe vende të tjera, një bankë me seli në Oslo, Norvegji, një bibliotekë publike për Spijkenisse, Holandë, një treg qendror për Rotterdam, një shesh kulturë në Nanjing, Kinë, plane urbane në shkallë të madhe që përfshijnë një plan për një eko-qytet në Logroño, Spanja, një vizion urban për dyfishimin në madhësin të Almera në Holandë dhe Grand Paris, vizion i një post-Kyoto Parizi të madh.
MVRDV botuar një seksion të projekteve të saj në FARMAX (1998), e ndjekur nga Metacity / Datatown (1999), Kosta Iberica (2000), Regionmaker (2002), 5 Minutes City (2003), km3 (2005), dhe në kohët e fundit Spacefighter (2007) dhe Skycar City (2007). MVRDV merret me çështjet globale ekologjike në studime në shkallë të mëdha të tilla si “Pig City” si dhe zgjidhje pragmatike për zonat e shkatërruara të New Orleans.
Puna e MVRDV është shfaqur dhe publikuar në gjithë botë të gjerë dhe ka pranuar çmime ndërkombëtare. 60 arkitektë, projektues dhe anëtarë të stafit krijojnë projekte në një proces multi-disiplinor bashkëpunues të projektimit dhe aplikojnë standardet më të larta teknologjike.
Së bashku me Delft University of Technology MVRDV udheheq “Why Factory”, një think-tank i pavarur dhe institut hulumtimi i cili ofron argument për arkitekturën dhe urbanizmin duke parashikuar qytetin e të ardhmen.