Ligjeruesit

Martino Stierli

By June 3, 2016 No Comments
Martino Stierli është kurator për Arkitekturë dhe Dizajn në Muzeun e Artit Modern në New York (MOMA), një rol që ai mori në mars të vitit 2015. Z. Stierli mbikëqyrë programin e gjerë të ekspozitave të veçanta, instalimeve dhe blerjeve të Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit.
Si profesor i Fondacionit Kombëtar Zvicran për Shkencë në Institutin e Historisë së Artit në Universitetin e Zvicrës, Z. Stierli u përqendrua në studimet e tij mbi arkitekturën dhe median. Projekti i tij Arkitektura e Hedonizmit: Tre Villat në ishullin Capri (The Architecture of Hedonism: Three Villas in the Island of Capri) është përfshirë në Bienalen e 14të të Arkitekturës në Venecia. Ai ka organizuar dhe bashkë-kuruar ekspozita me tema të ndryshme, duke përfshirë ekspozitën ndërkombëtare të udhëtimit Las Vegas Studio: Imazhe nga Arkivat e Robert Venturi dhe Denise Scott Brown (2008-14) (Las Vegas Studio: Images from the Archives of Robert Venturi and Denise Scott Brown).
Monografia e parë e Z. Stierli, Las Vegas në Retrovizore: Qyteti në Teori, Fotografi dhe Film (Las Vegas in the Rearview Mirror: The City in Theory, Photography, and Film), u botua në vitin 2010. Ai gjithashtu shkroi një libër mbi qëndrimin dy-vjeçar të Robert Venturi në Akademinë Amerikane në Romë në mes të viteve të 50-ta dhe ka botuar ese mbi tema të ndryshme duke përfshirë përdorimin e fotomontazhës nga Mies van der Rohe, lidhjet në mes montazhës arkitektonike Dadaiste dhe avant-garde, arkitekturën moderne dhe urbanizmin në Brazil, Rem Koolhaas në New York, si dhe fotografitë urbane në librat e Edward Ruscha. Ai ka shkruar gjerësisht në praktikën e arkitekturës bashkëkohore, duke përfshirë punën e Herzog & de Meuron, gjallërimin global në rritjen e ndërtesave të larta dhe arkitekturën e Johnston Marklee. Bursa e tij u njoh me një numër të madh të çmimeve, në mesin e tyre Medaljen ETH Medal of Distinction for Outstanding Research (2008), the Theodor Fischer Prize nga Zentralinstitut für Kunstgeschichte, Munich (2008) dhe 2011 Swiss Art Award for Architectural Criticism. Në vitin 2012, Z. Stierli ishte studiues në Institutin e Kërkimeve Getty në Los Angeles.
Z. Stierli ka dhënë mësim në universitete të ndryshme të Zvicrës, duke përfshirë edhe universitetet e Cyrihut dhe Bazelit, si dhe ETH Zurich. Ai studioi historinë e artit dhe arkitekturës, gjuhën gjermane dhe letërsinë e krahasueshme në Universitetin e Cyrihut, ku mori MA e tij në vitin 2003. Nga viti 2003 deri 2007, ai ishte pjesë e programit të të diplomuarëve Urban Forms – Kushtet dhe Pasojat në ETH Zurich, nga i cila ai mori titullin doktor në vitin 2008.