LajmetLigjeruesit

Merve Bedir

By June 15, 2016 No Comments

Merve Bedir është arkitekte dhe partnere e zyrës Land + Civilization Compositions (L + CC) e bazuar në Stambol. Merve është kandidate për PhD në Universitetin e Teknologjise Delft, Fakultetin e Arkitekturës. Puna e Merves fokusohet në një diversitet të temave nga transformimi urban në zhvendosje, migrim dhe në atë të përbashkët. Ajo ishte kuratore e pavarur për Institutin e Arkitekturës të Holandës (2012); kuratore e Vocabulary of Hospitality (Fjalori i Mikpritjes) (Studio X, Stamboll, 2015); dhe One Architecture Week (Plovdiv, 2015) në bazë të titullit Uncommon River. Merve për tani është e angazhuar në  një kuzhinë dhe kopsht të iniciuar nga gratë lokale dhe imigrante në Gaziantep, Turqi. Merve Bedir ka publikime në One World (Dutch), Interartive, Volume, MONU, SRO (Dutch), Docomomo, Zivot (Croatian) dhe Quaderns. Merve herë pas here shkruan edhe në blogjet uncube, Cairobserver dhe Failed Architecture. Libri i saj me titull Vocabulary of Hospitality (Fjalori i Mikpritjes) do të publikohet në bashkëpunim me dpr-Barcelona dhe GSAPP Books.

Merve Bedir dhe Jason Hilgefort nga L + CC, ishin drejtorët të Akademisë Aformal, si pjesë e programit edukativ Bi-City Bienali i Urbanizmit \ Bienali i Arkitekturës, Shenzhen dhe Hong Kong. bashkëpunimet e L + CC përfshijnë Archis (Amsterdam), Dpr-Barcelona (Spanjë), Qendra e Arckitecturës Berlin (Daz), Qendra e Afrikës për Qytetet (Cape Town) dhe Instituti Ndërkombëtar New Town (INTI), Qendra Hungareze e Arkitekturës (KEK), ZigZagCity (Rotterdam), EPFL, Cairo, Lusofna, Cottbus, Universiteti Columbia. L + CC fitoi Europan 2012 në Vjenë, dhe ndanë çmimin e tretë me Turenscape në Konkursin Sokolniki Park, Moskë.