Srdjan Jovanoviç Weiss

By | Ligjeruesit

Srdjan Jovanoviç Weiss është arkitekt dhe autor me bazë në Nju Jork. I trajnuar në Harvard, Weiss është i përqëndruar në marrëdhënien mes artit, arkitekturës dhe shoqërisë. Në të kaluarën Srdjan ishte udhëheqës i hulumtimeve në Herzog & de Meuron dhe tani është drejtor në NAO. Weiss është ligjerues i shpesht në universitetin e Harvardit, Cornell, Penn dhe Columbia. Weiss publikoi tre libra lidhur me rajonin e Ballkanit: 1. Almost Architecture (Akademie Solitude, Stuttgart), 2. Socialist Architecture: The Vanishing Act (JRP Ringier, Zuerich) dhe Socialist Architecture: The Reapearing Act (The Green Box, Berlin). Srdjan është redaktor kontribues në revistën Cabinet dhe në…

Read More

Ibai Rigby

By | Ligjeruesit

Ibai Rigby është arkitekt dhe kritik i arkitekturës dhe dizajnit urban të bazuar në Austin të Teksasit. Ibai është aktualisht redaktor në platformën digjitale urbanNext.net. I trajnuar në Arkitekturë dhe Dizajn Urban në Universitetin e Gjenevës dhe Universidat Politècnica de Catalunya, ai ka punuar si arkitekt për disa praktika në Spanjë dhe Zvicër. Më vonë, punoi si arkitekt i konservimit për Trustin Aga Khan të Kulturës, duke promovuar ruajtjen dhe ripërdorimin e ndërtesave dhe hapësirave publike në qytetet historike, si dhe projekte shembullore të arkitekturës në botën muslimane në mënyra që mund të nxisin zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor. Qasja e…

Read More

Hanif Kara

By | Ligjeruesit

Hanif Kara është inxhinier strukturor dhe profesor në praktikën e teknologjisë arkitektonike në Shkollën e Lartë të Dizajnit në Universitetin e Harvardit. Qasja dhe interesimi i tij i posaçëm në dizajnin inovativ, ndërtimin e qëndrueshëm dhe metodat e analizës komplekse, e kanë lejuar atë të punojë në projekte pioniere, dhe punët e tij kanë fituar mbi 250 çmime të dizajnit duke përfshirë çmimin Stirling RIBA për Bibliotekën Peckham , Londër, në vitin 2000, dhe për Laboratorin Sainsbury, Cambridge, në vitin 2012, si dhe Çmimin RIBA Lubetkin për Pavilionin e Britanisë së Madhe në Shanghai Expo në vitin 2010. Hanif ishte…

Read More

Techno Rebel Bodies

By | Lajmet, Workshops

Estetikë e re, identitete të reja, e ardhme e re për Arkitekturën e Kosovës Udhëheqesit e Punëtorise: Víctor Cano Ciborro, José Javier Cullen, José de Andrés, Ana Sabugo, Arquitectura Subalterna Një ndër ndërtesave më emblematike të Prishtinës është “Kulla e Rilindjes”. Ajo u ndërtua në vitin 1979 nga arkitekti brutalist maqedonas Georgi Konstantinovski, nxënës I Paul Rudolph-it. Kjo ndërtesë ka një çati shumë interesante. Në këtë struktur haptas mund të vërehet plani i Ville Saboye. Ville Saboye u ndërtua nga Le Corbusier në vitin 1929. Shikoni përsër. Shikoni dritaret horizontale!! Aty, në krye, Stili Ndërkombëtar po udhëheq ndërtesën. Në 2005 Rilidnja…

Read More

Rand Eppich

By | Ligjeruesit

Rand Eppich është një arkitekt, studiues dhe mësues, puna e tij aktuale përqendrohet në rolin e ruajtjes arkitektonike për zhvillimin ekonomik si dhe në zhvillimin e komunitetit. Rand kohët e fundit është merrë me konservimin e Kullës së Othello-s dhe Manastirin e Agios Panteleimonas në Qipro për Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) – Partneritet për të Ardhmën. Rand gjithëashtu është pjesë e vlerësimit të kushteve dhe strategjive të ndërhyrjes së ardhshme për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me Fondacionin Kosovar për Arkitekturë dhe Fondacionin Getty. Kohët e fundit ai u kthye nga Makli, Sindh ku punonte për zhvillimin…

Read More

Simon Battisti

By | Ligjeruesit

Simon Battisti është arkitekt me bazë në Tiranë, Shqipëri. Puna e tij përqendrohet në qasje alternative dhe kritike ndaj zhvillimit në planifikimin hapësinor. Përmes mësimdhënies dhe kërkimit të pavarur, ai studion lidhjen mes planifikimit të turizmit, migrimit, infrastrukturës dhe vetë-menaxhimit në Shqipërinë më sakt në bregdetin jugor të saj. Në vitin 2016, ai ishte kuratori i “I Have Left You the Mountain”, pavijoni shqiptar në Bienalen e Arkitekturës së Venecias, i cili përdori këngën për të artikuluar mënyrat në të cilat modelet e largimit kanë ndikuar qytetet shqiptare gjatë pesë shekujve të fundit. Ai është redaktori themelues i “Very Vary…

Read More

Víctor Cano Ciborro

By | Ligjeruesit

  Víctor Cano Ciborro është arkitekt spanjollë si dhe nga viti 2014 kandidat për PhD në DPA-ETSAM ku aktualisht ka zhvilluar disertacionin e doktoraturës në lidhje me kartografitë e praktikave hapësinore të neglizhuara dhe të fokusuara në masat e trupit. Nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë Asistent në ETSAM. Në vitin 2015 ai ishte tutor në Shkollën Verore 2015 të Shoqatës Arkitekturore -AA- në Londër. Gjithashtu ka ligjëruar në Universitete të shumta botërore si: Universitetin Valparaiso dhe Universidad Qendrore në Santiago de Chile (Kili) dhe në Punëtorinë Ndërkombëtare ‘Mystetskyi Arsenal: Skenarët e Zhvillimit Hapësinor’ në Kiev (Ukrainë)….

Read More

Dimitri Grozopoulos & Fani Kostourou

By | Ligjeruesit

Dimitris diplomoi në Shkollën e Arkitekturës, Universitetin Aristotel të Selanikut (2014) dhe vazhdoi studimet e tij duke bërë master në Urbanizëm në Universitetin e Kingston në Londër (2016). Ai është një artist graffiti, por gjithashtu hulumton forma të ndryshme të artit nga skicat në instalime 3D. Viteve të fundit, ka marrë pjesë në shumë punëtori, ekspozita dhe projekte të konkurseve që janë dhënë. Gjatë studimeve të tij, ai e pasuroi qasjen e tij arkitektonike nëpërmjet aktivitetit të eksplorimit urban, duke zbuluar konceptet e ndryshme të hapësirave të braktisura dhe rrënojat moderne. Fenomeni i prishjes urbane përbën zemrën e hulumtimit të…

Read More

Bika Rebek

By | Ligjeruesit

Bika Rebek është një arkitekte që praktikon brenda formave heterogjene – si pjesë integrale e punës, shkrimit, hulumtimit dhe instalimit të saj, këto forma veprojnë si katalizatorë për mendimin e hapur të prodhimit arkitektonik. Bika është partnere në SibilaSoon, e bazuar në Nju Jork, me projekte që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, Austri dhe Malajzi. Rebek është gjithashtu profesoreshë zëvendësues në Universitetin e Kolumbias dhe pjesë e New Inc, inkubatori i parë i udhëhequr nga muzeu. Në të kaluarën ajo ka punuar si projektuese arkitektonike për zyre të shumta të nivelit ndërkombëtar dhe më së fundi si dizajnere ekspozuese…

Read More

Organizatorët

Mbështetësit & Partnerët

Partnerët Medial