Ligjeruesit

Perparim Rama

By June 14, 2013 No Comments

Përparim Rama është arkitekt i shpërblyer dhe artist konceptual, i cili i shëndrron idetë në hapësira me përjetim të shkëlqyer. Si drejtor themelues i 4M Group me seli në Londër, ai është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të projekteve dhe për planifikim të zhvillimit të ndërmarrjes. Projektet e tij përfshijnë rezidenca luksoze deri tek ato komerciale, nga hotelet luksoze deri tek ndërmarrësi të përziera dhe planifikim urban. Përkundër faktit që ka ekip të drejtorëve, Rama vazhdon të jetë forca shtytëse pas biznesit dhe të ketë qasje të prezencës direkte, duke siguruar që standardet e dallueshme, të themeluara në fillim të 4M Group në vitin 2004 mbahen në gjithë ndërmarrjen e tij. Më 2009, 4M u vlerësua nga Open City (Qyteti i Hapur) mes pesëdhjetë Studiot Projektuese të Qëndrueshme në Mbretërinë e Bashkuar. Vizioni i tij i dalluar, udhëheqja dhe veprimtaria e shkëlqyer janë vërejtuar nga media si London Building Design Magazine, BBC, RAI, gazeta The Times, dhe kanë rezultuar në një mori të klientëve të kënaqur nga vende te ndryshme te botes.

Vitin e kaluar, Rama perfaqesoi Kosovën për herë të parë në historinë e vendit në Bienalen e 13-të të Arkitekturës në Venedik, me instalacionin e quajtur, “Punuesi i Filigranit,” një barometër emocional rreth rrugëve dhe ndërtesave Kosovare. Pavilioni është uruar në nivel ndërkombëtar dhe është vërejtur veçanërisht nga presidenti i Bienales Paolo Baratta, i cili iu referua si “demokraci arkitekturale.”

Rama këshillon Fondin Kombëtar të Katarit në Doha 2030 Vision, një iniciativë e sponsoruar qeveritare për të ardhmen e planifikimit urban të kryeqytetit. Ai është udhëheqës i ekipit Londinez të projektit për masterplanin e fshatit të qëndrueshëm prej 10HA në Dhërmi, në pjesën e bregdetit Jon në Shqipërinë jugore. Nëpërmjet të shumë bashkëpunimeve të tij në skema të mëdha, ai ka zhvilluar një metodologji të të menduarit kreativ për formësim të ndërmarrësive të reja.

Historia e tij përfshin të qenurit këshilltar specialist në Zhvillimin e Veglave për Planifikim Hapësinor dhe Arkitekturë për komunat Newham dhe Tower Hamlets në Londër për përgatitjet për Olimpiadën Londra 2012. Ai ishte udhëheqës për konzorciumin ndërkombëtar të udhëhequr nga 4M GROUP në formësim të projektit ideor për Kompleksin e përzier ENK në Prishtinë, Kosovë. Ai ishte edhe udhëheqës projekti në përpilim të planit rregullues urban për kryeqytet. Veprimtaria arkitekturale e Ramës përndryshe nuk ndalen në Londër, Kosovë e Shqipëri por zgjërohet në New York, SHBA; Dublin, Irlandë; Ujdhesat Turks and Caicos; Udinë, Itali; Kotor, Mal i Zi; Lagos, Nigeri; Bazel, Zvicërr; Pragë, Republikë Qeke; dhe Damask, Siri.

Si ligjërues në Universitetin e Nottingham-it, Shkolla e Arkitekturës, dhe në rolin e tij si Ligjërues Vizitor dhe kritik në University of East London (në nivelin Beqellor, Diplomë dhe Magjistraturë në Computing & Design), dhe Kritik Vizitor në Architectural Association, si dhe puna e tij si bashkë-mbikëqyrës i kandidatëve për Doktoraturë në fushën e Arkitekturës Gjenerative dhe formësimi intelegjent i ndërtesave (në nivelin e magjistraturës dhe Doktoraturës në SMARTlab Digital Media Institute). Rama është i njohur mes studentëve si i pasionuar ndaj temave që i ligjëron dhe për mbajtjen e studentëve në nivel të standardeve të larta. Ai jo vetëm se i inkurajon ata që të mësojnë të qartësojnë vizionet e tyre por edhe i përkrah në zhvillimin e përqëndrimit kreativ i cili merr parasysh ndikimet e formësimit dhe ndërtimit në njerëzim dhe mjedis.

Rama ka studiuar shumë vendbanimet spontane dhe të vetë-organizuara, duke u përqëndruar në Arkitekturën Gjenerative me titullin i Dalluar në Magjistraturë në fushën Computing & Architecture. Ai e ka zhytur vehten në mësimet nga natyra dhe nga mjedisi i ndërtuar, dhe ka interesim të veçantë në strategjitë e zhvillimeve të qëndrueshme që formësojnë qytetet si edhe teoritë e Chaos&Camplexity.

4M GROUP

Themeluar më 2004, 4M Group është studio e dizajnit arkitektural me seli në Londër e përbërë prej arkitektëve, dizajnerëve, ndërtuesve dhe planerëve të talentuar nga pjesë të ndryshme të botës. Me vizion dhe përkushtueshmëri fundamentale ndaj krijimit dhe qëndrueshmërisë, 4M është organizatë që lulëzon e që ka zhvilluar një ekspertizë në ofrimin e zgjidhjeve inovative kundrejt sektorit privat dhe atij publik.

Fusha e ekspertizës sonë përfshin projektim banimi, komercial, hotelierik dhe destinimesh të përziera. Që nga dizajnimi arkitektural deri të përfundimi, çdo aspekt i projektit menaxhohet dhe implementohet nga personeli ynë, duke ofruar shërbim të plotë që nga dizajnimi, këshillimi rreth programit dhe çmimit e deri tek menaxhimi i ndërtimit. Marrëdhëniet e bashkëpunimit klient-arkitekt të 4M dhe përkushtrimi në tejkalimin e kerkesave ka krijuar miqësi të gjata dhe rrjete kontaktesh globale.

Qasja jonë është përvoja praktike: ne jemi arkitektë ndërtues. Kujdesi jonë ka të bëjë me kënaqësinë dhe mirëqenien e individëve dhe komunitetet. Ne bashkëdyzojmë artin e arkitekturës me teknologjinë inovative dhe realizojmë mjeshtri të mirëfilltë, duke krijuar dizajn të dallueshëm që përherë shtyjnë drejt fushave të reja për jetë dhe vepër.

Disa nga veprat tona aktuale përfshijnë: zinxhir farmacie në Lagos, Nigeri; Masterplanin dhe projektimin arkitektural të Eko-Fshatit në Dhërmi, Shqipëri; një lagje banimi në Bërnica Park, Kosovë; rezidenca luksoze në Chelsea, Mayfair, Notting Hill, Belsize Park, Southwark dhe Hackney të Londrës.

Ndërkombëtarisht të pranuar për ofrimin e projekteve të kualitetit të lartë, qëllimi ynë është të krijojmë hapësira me shpirt dhe që i qëndrojnë kohës, që ngacmojnë shpirtin dhe pasurojnë lidhjen mes klientëve tanë dhe ambientit të tyre. Si ndërmarrje e specialistëve të vetëdijshëm në kontekst social dhe mjedisor, ne synojmë të krijojmë hapësira që nuk janë vetëm të pëlqyeshme si të bukura por edhe që ngërthejnë përgjegjësinë ekologjike dhe reflektojnë nevojat dhe dëshirat e atyre që i përdorin.

Ne krenohemi me punën tonë dhe ndërmarrim secilin projekt me pasion dhe përkujdesje të veçantë për detajet, duke pasur parasysh kërkesat hapësinore dhe materiale të secilit klient. Aftësia e 4M të ndjej dhe përqëndrohet në kuptimin e nevojave të secilit klient është gurthemeli i punës dhe filozofisë së zyres sonë.