Ngjarjet

Pippo Ciorra

By June 13, 2014 No Comments

Arkitekt, kritik dhe profesor i rregullt i projektimit dhe teorisë në “School of Architecture of Ascoli Piceno” – University of Camerino. Koordinator i programit ndërkombëtar PHD “Villard d’Honnecourt”. Anëtar i CICA “(Committee of International Critics of Architecture)”. Këshilltar për çmimet “MVDR” dhe “Medaglia dell’architettura italiana”. Që nga viti 1981 kontribuon në faqet kulturore të “Il Manifesto” dhe në gazeta dhe radio stacione të tjera kombëtare. Është edhe anëtar i bordit editorial në “Casabella”, “Gomorra”, “Parametro”.
Autor i një numri të madh të librave, teksteve, publikimeve mbi arkitektët, muzetë, çështjet urbane, si: Ludovico Quaroni, Peter Eisenman, (per Electa) Young Italian Architects (Birkhauser), Nuova architettura italiana, (Skirà), La metropoli dopo, (Meltemi).
Ka qenë kurator dhe projektues i ekspozitave dhe instalacioneve të ndryshme në Itali dhe më gjerë. Ndër të tjera veçojmë “Biennale in Venice”, “MAXXI museum and Palazzo delle Esposizioni” në Romë, “Casa dell’architettura” në Romë, “Mole Vanvitelliana and Palazzo degli Anziani” në Ankona.
Kurator i shfaqjes dhe katalogut: Next Generation – Il futuro dei musei (Electa 2006). Kohëve të fundit ka qenë kurator dhe projektues i shfaqjes “Atlante Italiano 008” mbi peisazhin dhe fotografët urban.
Në mesin e projekteve të tij veçojmë ndërtesën e Laboratoreve të Departamentit të Biologjisë Molekulare në Universitetin e Camerinos, krahas tij veçojmë Muzeun Arkeologjik të Acoli Picenos dhe një numër të madh të ndërtesave rezindenciale dhe zyreve punuese në Itali. Ndër shumë projekte tjera, Ciorra aktualisht është i angazhuar si kurator i lartë i “MAXXI Architectura” – muzeu i parë kombëtar i arkitekturës në Romë.