Ligjeruesit

Rand Eppich

By June 5, 2017 No Comments

Rand Eppich është një arkitekt, studiues dhe mësues, puna e tij aktuale përqendrohet në rolin e ruajtjes arkitektonike për zhvillimin ekonomik si dhe në zhvillimin e komunitetit. Rand kohët e fundit është merrë me konservimin e Kullës së Othello-s dhe Manastirin e Agios Panteleimonas në Qipro për Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) – Partneritet për të Ardhmën. Rand gjithëashtu është pjesë e vlerësimit të kushteve dhe strategjive të ndërhyrjes së ardhshme për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me Fondacionin Kosovar për Arkitekturë dhe Fondacionin Getty. Kohët e fundit ai u kthye nga Makli, Sindh ku punonte për zhvillimin e një plani master për këtë pronë të Trashëgimisë Botërore.

Ai ka udhëhequr projekte në Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Shqipëri si dhe gjithë Europën dhe Amerikën Latine për EuropeAid, Bankën Inter-Amerikane për Zhvillimin dhe Bashkimin Evropian. Rand ka bashkëpunuar me UNESCO-n, Trashëgiminë Kulturore pa Kufij dhe Qendrën Ndërkombëtare për Studimin e Ruajtjes dhe Restaurimit të Pronës Kulturore (ICCROM) dhe së fundi Muzeun Britanik për trajnimin e profesionistëve arkitektonikë dhe inxhinierikë në Lindjen e Mesme. Ai më parë ishte menaxher i lartë i projektit në Institutin e Konservimit të Getty, ku themeloi Laboratorin e Dokumentacionit dhe ka ligjëruar në ATHAR (Arkeologji-Arkitektonike Trashëgimisë së Prekshme në Rajonet Arabe) si dhe në Universitetin Leuven, Universitetin e Pensilvanisë dhe Politecnico di Torino. Rand Eppich është ekspert i resurseve për Universitetin Athabasca.

Ka diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, në Los Anxheles (SHBA), ka diplomë Master në Arkitekturë dhe Administrim Biznesi (MBA), ka një diplomë Bachelor në arkitekturë me fokus në ruajtjen historike nga LSU dhe aktualisht është duke shkruar disertacionin e doktoraturës në Universitetin Politécnia de Madrid Escuela Tecnica Superior de Arquitectura.