Duke i marrë ekspozitat dhe dizajnin e ngjarjeve si një pikënisje, qëllimi i kësaj punëtorie është të zhvillojë koncepte dhe prototipe funksionale për ri-hapjen e galerive të Muzeut Kombëtar të Kosovës në shkurt të vitit 2018. Nëpërmjet punës ekipore me stafin e brendshëm dhe ekspertat e jashtëm, studentët do të ri-imagjinojnë koleksionin dhe do të propozojnë strategji ekspozuese me një mundësi për të kontribuar në projekt deri në përfundim.

Pjesa e parë e punëtorisë do të sjellë çështjen e objektit në epokën e riprodhimit digjital. Secili grup do të zgjedhë një koleksion të vogël të objekteve nga një institucion i Prishtinës, aq i vogël sa të riprodhohet në shkallë të plotë. Për të krijuar duplikate të plotë të tyre, pjesëmarrësit do të përkthejnë modelin fizik në një model dixhital dhe përsëri në një kopje fizike. Sesioni i parë do të shikojë mënyrat e thjeshta të përfaqësimit të objekteve: softueri për skanimin 3D në smartphones, me matje dhe vizatim me dorë. Pasi të përpunohet modeli digjital, kopja do të jetë e krijuar nga kartoni dhe letra dhe do të vendoset në një kontekst të ri.

Pjesa e dytë ka të ketë të bëjë me krijimin e një mjedisi për objektin që do të nxjerrë në pah karakteristikat specifike dhe do të angazhojë shikuesit. Secili grup do të zhvillojë një mënyrë ekspozimi duke ofruar një shikim të veçantë ose vizionar tek spektatori. Teknikat mund të përfshijnë metoda tradicionale të montimit siç janë një bazament, montim në mure dhe tavane, paisje ose korniza të varura, etj. Gjatë gjithë punëtorisë, pjesëmarrësit do të eksperimentojnë me flukse të punës për të mundësuar komunikim ultra të shpejtë me përmbajtjen e grupeve tjera, me fokus në prodhim dhe prototip.

Punëtoria do të mbahet direkt në hapësirën e muzeut për të lejuar konsultime të ngushta me ekspertët lokalë dhe një shikim të drejtpërdrejtë të koleksionit. Pjesëmarrësit do të bashkëpunojnë ngushtë me ekipin e brendshëm për të prodhuar strategji të reja të shfaqjes për muzeun më të madh të Kosovës.