Ligjeruesit

Rok Oman

By June 14, 2015 No Comments

Rok Oman diplomoi ne Shkollën e Arkitekturës ne Lubjanë si dhe AA School of Architecture ne Londer para se te themelonte studion e arkitektures OFIS me Spela Videcnik në vitin 1996, ku fituan disa konkurse te mirenjohura si Stadiumi i Futbollit në Maribor dhe Muzeun e Qytetit të Lubljanës. Shumë nga projektet e tyre kanë qenë të nominuara për çmime, duke përfshirë çmimin Mies van der Rohe. Në vitin 2009 ata morën një medalje argjendi IOC / IAKS për dizajnimin e stadiumit e futbollit ne Maribor, në vitin 2006 ata morën cmimin Grand Prix Evropian për inovacion, në vitin 2005 projekti i tyre për Villën Bled mori shpërblimin e nderit në Miami Biennale dhe në vitin 2004 ata u dalluan për renovimin dhe zgjerimin e Muzeut ne qytetin e tyre për cka edhe morren cmimin AR+D nga Architectural Review, si dhe në vitin 2000 ata fituan shpërblimin “Young architect of the year” në Londër.
Puna e tyre sikurese projektet e shtepive sociale, kisheza lamtumirëse si dhe muzeu hapësinor u vlerësuan me shumë cmime ndërkombëtare. Projekte të dalluara viteve të fundit janë objekti per studentet në Parisit dhe Stadiumi i tc Bate në Borisov, Bellorusi. Rok aktualisht është profesor i angazhuar në Harvard Graduate School of Design.