Ligjeruesit

Sandra Youkhana and Luke Caspar Pearson

By June 10, 2017 No Comments

You+Pea është një praktikë e dizajnit arkitektonik e themeluar nga Sandra Youkhana dhe Luke Caspar Pearson. Sandra basjkëpunim të gjërësisht me arkitektë dhe Dizajnerë, gjithashtu ka qenë asistente për hulumtime arkitektonike në Bartlett School of Architecture, University College London. Ajo ka dhënë mësim në programet e MArch dhe Urban Design në Bartlett. Luke është ligjërues për arkitekturë në Bartlett, ku ai është duke përfunduar një doktoratë të financuar nga UCL në video lojërat dhe arkitekturë. Luke është gjithashtu mësues i Bartlett Architecture Unit 4, bashkë-themelues i konferencës Drawing Futures dhe kurator i simpoziumit REALMS. Së bashku ata drejtojnë MArch Urban Design Research Cluster 12 në Bartlett dhe kanë dhënë seminare ndërkombëtare duke përfshirë edhe në vende të tilla si Kina dhe Koreja e Jugut.

You+Pea sheh arkitekturën si një platformë kreative e cila mund të nxjerrë frymëzim nga të gjitha aspektet e kulturës popullore, duke përfshirë grafikën dhe atë të çastit. Hulumtimi i tyre shfrytëzon mediat e reja për përfaqësim arkitektonik për t’i eksploruar qytetet bashkëkohore dhe mundësitë për dizajnerët të komunikojnë me audiencat e reja. Sandra dhe Luke bëjnë video lojëra arkitektonike, vizatime intensive, instalime publike, pajisje interaktive, lodra arkitekturore dhe eksperimente 1: 1.

Ndër projektet e tyre aktuale për hulumtim përfshijnë një studim të thellë në arkadin japoneze ‘Medal Game’ dhe situatën e tyre socio-politike në lidhje me ligjet e lojërave të fatit në Japoni, si një prototip për forma të reja urbane. Vizatimet nga ky projekt fituan çmimin e vizatimit të 2016 RIBA Eyeline. You+Pea kanë ligjeruar në lidhje me këtë punë në institucione të ndryshme duke përfshirë UCL, UCA Canterbury, Greenwich School of Architecture dhe University of Strathclyde. You + Pea më parë kanë qenë pjesë e një ekipi bashkëpunues në Bartlett që ndërtuan The Universal Tea Machine, një aparat çaji në pavion I porositur nga kryetari i bashkisë së Londrës për programin ‘Little Wonders’ të Lojrave Olimpike të Londrës 2012. Ata gjithashtu kanë kuruar ngjarje arkitekturore në Londër, duke përfshirë UP-POP, një forum që diskuton kulturën dhe arkitekturën pop e mbajtur si pjesë e Festivalit të Arkitekturës në Londër të vitit 2015.

Projekte të tjera të You + Pea përfshijnë bashkëpunime me fakultetet e tjera UCL, kuratorët dhe projektuesit e video lojërave deri tek skemat private rezidenciale. Puna e tyre është ekspozuar në hapësira të shumta si Royal Institute of British Architects, Royal Academy, Peckham Levels, Greater London Authority, Anise Gallery dhe Busan International Ferry Terminal. Projektet dhe shkrimet e You + Pea janë botuar ndërkombëtarisht duke përfshirë RIBA Journal, Architectural Research Quarterly, Blueprint, CLOG, Drawing Futures, Interstices dhe Future Cities 6.

www.youandpea.com

Ligjerata do mbahet në hapësirat e Jakova Innovation Center, Gjakove me 7 Shtator nga ora 19.00.