Ligjeruesit

Simon Battisti

By June 5, 2017 No Comments

Simon Battisti është arkitekt me bazë në Tiranë, Shqipëri. Puna e tij përqendrohet në qasje alternative dhe kritike ndaj zhvillimit në planifikimin hapësinor. Përmes mësimdhënies dhe kërkimit të pavarur, ai studion lidhjen mes planifikimit të turizmit, migrimit, infrastrukturës dhe vetë-menaxhimit në Shqipërinë më sakt në bregdetin jugor të saj.

Në vitin 2016, ai ishte kuratori i “I Have Left You the Mountain”, pavijoni shqiptar në Bienalen e Arkitekturës së Venecias, i cili përdori këngën për të artikuluar mënyrat në të cilat modelet e largimit kanë ndikuar qytetet shqiptare gjatë pesë shekujve të fundit.

Ai është redaktori themelues i “Very Vary Veri”, një revistë për arkitekturën dhe urbanizmin e bazuar në Harvard GSD. Është redaktor i Flexible Leviathan: Rikonsiderimi i Shkallës dhe Fiksimit në Iztapalapa, Mexico City (Harvard GSD, 2016), me Diane Davis dhe Jose Castillo. Simon shkruan rregullisht për arkitekturën dhe urbanizmin në revista të ndryshme profesionale, së fundmi në Log, Clog, etj.

Projektet e tij të fundit janë mbështetur nga Fondacioni Fulbright, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT); Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim (GIZ); Instituti për Demokraci, Mediume dhe Kulturë; si dhe Bashkia e Tiranës.