Ligjeruesit

Sir Peter Cook

By June 13, 2014 No Comments

Sir Peter Cook RA është një nga arkitektët më të njohur të kohës sonë. Ka qenë themelues i Archigram-it dhe në vitin 2007 u nderua nga Mbretëresha për kontributet e tij në fushën e arkitekturës dhe mësimdhënies. Ai është Akademik Mbretëror dhe Komandant i Urdhërit të Arteve dhe Letrave të Republikës Franceze. Arritjet e tij me Archigram-in janë njohur nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë në vitin 2004, kur grupi u nderua me Medaljen e Artë Mbretërore. Sir Peter Cook ka studiuar në shkollën e njohur “AA School of Architecture” ku edhe ishte ligjërues për shumë vite e më vone edhe drejtues i “Bartlett School of Architecture”. Aktualisht Sir Peter Cook është profesor dhe si ligjerues viziton shumë shkolla presigjioze te arkitekturës në mbarë botën.