Ligjeruesit

Srdjan Jovanoviç Weiss

By June 10, 2017 No Comments

Srdjan Jovanoviç Weiss është arkitekt dhe autor me bazë në Nju Jork. I trajnuar në Harvard, Weiss është i përqëndruar në marrëdhënien mes artit, arkitekturës dhe shoqërisë. Në të kaluarën Srdjan ishte udhëheqës i hulumtimeve në Herzog & de Meuron dhe tani është drejtor në NAO. Weiss është ligjerues i shpesht në universitetin e Harvardit, Cornell, Penn dhe Columbia. Weiss publikoi tre libra lidhur me rajonin e Ballkanit: 1. Almost Architecture (Akademie Solitude, Stuttgart), 2. Socialist Architecture: The Vanishing Act (JRP Ringier, Zuerich) dhe Socialist Architecture: The Reapearing Act (The Green Box, Berlin). Srdjan është redaktor kontribues në revistën Cabinet dhe në vitin 2015 ka bashkë kuruar ekspozitën Romancing True Power në Galerinë Aronson’s të The New School. Srdjan Weiss ka doktoruar nga Universiteti Goldsmiths i Londrës në temën e Arkitekturës së Ballkanizimit. Ai ishte gjithashtu anëtar i grupit të Arkitekturës Forenzike në Goldsmiths ku analizonte NATO-n dhe marrëdhëniet e organizatës me qytetin.