Ligjeruesit

Tomaz Pipan

By June 3, 2016 No Comments
Tomaž Pipan përfundoi studimet pasuniversitar në Fakultetin e Arkitekturës në Lubjanë. Ai vazhdoi shkollimin e tij në Angli dhe në vitin 2008  përfundoi me sukses masterin në degën e Peisazhit Urban në Architecture Association, Shkolla e Arkitekturës në Londër. Projekti të cilin ai  e hulumtoi përmban kombinimin e industrisë dhe bujqësisë. Në vitin 2014 ai përfundoi doktoraturën në Universitetin Metropolitan të Londrës. Teza e tij e doktoraturës “Kapaciteti i Industrisë për Kulturën Qytetare” është vlerësuar lartë. Kjo është një studim në thellësi të modeleve industriale të urbanizimit në Kinë dhe Perëndim dhe mundësinë e tyre për kulturën urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Nga viti 2011 ai është aktiv në projektet hulumtuese të BE-së në Universitetin Teknik në Berlin me temën e Qytetit të Zgjuar. Ai ç’është më e rëndësishmja ka kontribuar në dy projekte Klimatike BIK, Horizon 2020. Rrethet e Qëndrueshme të Qytetit (Sustainable City Districts) ishte një projekt partneriteti 3-vjeçar me zhvillimet më ambicioze të nivelit të qarkut në Evropë për të nxitur integrimin dhe bashkë evulimin e burimeve dhe projekteve të qytetit për të arritur »Faktorin 4« Përmirësime të Qëndrueshme. Në projektin Menaxhimi i Sistemeve Klimatike të Qytetit QIK, Tomaz ishte udhëheqsi i ekipit programues dhe gjeologjistëve për të zhvilluar BrainBox, një model i kohës reale, vendimmarrës dhe mjet menaxhues për planifikuesit dhe zhvilluesit e qytetit.
Tomaž është dijetar aktiv që mori pjesë në konferenca të shumta ndërkombëtare dhe ka artikuj të shumtë të publikuar. Puna e tij është paraqitur në revista ndërkombëtare si Planum, si dhe në libra të shquar të tillë si Princeton Architectural Press. Hulumtimi i tij fokusohet në kuptimin e teknologjisë në qytetet bashkëkohore dhe se si qyteti është formuar në bazë të kësaj teknologjie.
Tomaz ka mbi tetë vjet përvojë në mësimdhënie në Lubjanë, Londër, në Universitetin Metropolitan të Londrës dhe në Universitetin Teknik të Berlinit. Ai jep mësim mbi projektimin urban të bazuar në diagramimin e proceseve. Metodologjia trajton qytetin si një bashkëjetesë të shumë proceseve. Përveç kësaj, ai jep leksione mbi filozofinë e rendit urban dhe kuptimin e qytetit.
Tomaž ka punuar në praktikat të tilla si zyra e peizazhit Gustafson dhe Porter në Londër dhe CHORA Londër. Ai ka punuar në projekte urbane duke filluar nga Singapori, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Evropë. Ai ishte një projektuesi kryesor për një projekt fitues të konkursit Qendra Valencia Parque në Spanjë që aktualisht është në fazën e ndërtimit.