Ligjeruesit

Víctor Cano Ciborro

By June 5, 2017 No Comments

 

Víctor Cano Ciborro është arkitekt spanjollë si dhe nga viti 2014 kandidat për PhD në DPA-ETSAM ku aktualisht ka zhvilluar disertacionin e doktoraturës në lidhje me kartografitë e praktikave hapësinore të neglizhuara dhe të fokusuara në masat e trupit.

Nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka qenë Asistent në ETSAM. Në vitin 2015 ai ishte tutor në Shkollën Verore 2015 të Shoqatës Arkitekturore -AA- në Londër. Gjithashtu ka ligjëruar në Universitete të shumta botërore si: Universitetin Valparaiso dhe Universidad Qendrore në Santiago de Chile (Kili) dhe në Punëtorinë Ndërkombëtare ‘Mystetskyi Arsenal: Skenarët e Zhvillimit Hapësinor’ në Kiev (Ukrainë).

Aktualisht, është drejtor i projektit hulumtues dhe partner themelues i ‘Arquitectura Subalterna’, një grup radikal i hapësirës që promovon një qasje arkitektonike transdisiplinare dhe që I kushton rëndësi të madhe peizazheve pas koloniale dhe pas luftës për të nxitur identitetet dhe estetikën e injoruar. Arquitectura Subalterna ka qenë e akredituar ndërkombëtarisht në Oslo Architecture Triennale 2016, Bienalja e Venecias 2016 “Reporting from the Front”, fitoi çmimin e parë të konkursit “Unfinished” të kuruar nga Pavilioni Spanjoll si dhe ishte njeri prej fituesve te thirrjes për ide kreative të Platformës Future Architecture 2017.