
AL/ Konkursi ide për Prishtinën Çmimi për Urbanizëm “Rexhep Luci” Ka mbërritur edicioni i dytë i konkursit të dizajnit “Ide për Prishtinën”! Mirëpresim ide që fokusohen tek përmirësimi i pamjes dhe funksionalitetit të qytetit të Prishtinës, shfrytëzueshmërisë dhe veçanërisht jetueshmërisë së tij. Prishtina ka mjaft parregullsi dhe probleme në kontekstin urban, që njëkohësisht përmban shumë potencial, ndaj ndani mendimet dhe propozimet tuaja me mundësinë për të bërë një ndryshim të shumëpritur në qytet. Komuna e Prishtinës dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) kanë për qëllim të inkurajojnë pjesëmarrjen e komunitetit lokal në proceset e planifikimit dhe zbatimit të qytetit. Ideja…