AL /

Bukuria e asaj që mbetet

Struktura urbane është akumulim i mbetjeve të kohës. Të gjitha qytetet kanë histori të shumta që i përkasin perandorive, republikave, gjuhëve, stileve dhe identiteteve. Ato që mbesin dhe përbëjnë një kontekst të vërtetë urban janë mbetjet – ajo që mbetet, nga jeta e kaluar dhe manifestimet e tyre fizike si ndërtesa, rrugë dhe sheshe. Mbetjet qëndrojnë pranë njëra – tjetrës – disa të theksuara, mbizotëruese, të ruajtura mirë dhe të qëndrueshme, ndërkohë që disa janë të prishura, braktisura dhe të shkatërruara, megjithatë ato përbëjnë së bashku atë që është qyteti. Në ligjeratën e saj, Aslıhan Demirtaş do të flasë për rishfrytëzimin adaptiv nga këndvështrimi i ‘mbetjeve të kohës’, të përqendruar, por jo të kufizuar në Kinemanë Lumbardhi në Prizren.

Aslıhan Demirtaş, LEED AP

Themeluese e KHORA Office & Aslıhan Demirtaş Architecture & Research Office.
Ligjëruese në Departamentin e Arkitekturës të Fakultetit të Arteve dhe Dizjanit në Universitetin Kadir Has në Stamboll.

Aslıhan Demirtaş është arkitekte dhe themeluese e studiove ndërdisiplinore Aslıhan Demirtaş Architecture & Research Office dhe KHORA Office me seli në Stamboll dhe Nju Jork. Puna e saj është ekspozuar në SALT Galata në Stamboll dhe SALT Ulus në Ankara; collectorspace, Stamboll; Bienalja e 13-të e Sharjah, Stamboll; Galeria Pratt në Manhattan dhe Galeria Aronson në Nju Jork.

Demirtaş mban titullin MS.ArchS nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) dhe BArch nga Middle East Technical University (METU) në Ankara. Ajo është anëtare aktive e Iniciativës për Mbrojtjen e Kopshtit Historik Urban të Yedikules. Zyra e saj së fundmi përfundoi edhe Kopshtin e Dimrit, një hapësirë tokësore në SALT Beyoglu në Stamboll dhe aktualisht po punon në projektin e rijetësimit të Kinemasë Lumbardhi në Prizren. Para themelimit të studiove të saj, Demirtaş punoi për Laureatin e çmimit Pritzker I.M. Pei si projektantja kryesore e Muzeut të Arteve Islame në Doha, Katar si dhe KishëzësMiho në Japoni.

Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e U.S. Speakers Program për Kosovën, nga Fondacioni Lumbardhi në partneritet me Fondacionin Kosovar të Arkitekturës.