Ligjeruesit

Andrija Rusan

By June 3, 2016 No Comments
Andrija Rusan ka lindur në Zagreb në vitin 1957. Diplomoi nga Fakulteti i Arkitekturës në Zagreb në vitin 1980 ku edhe punoi deri në vitin 1984 si asistent i asociuar. Ai ka punuar si arkitekt i pavarur dhe si udhëheqës i ateliesë së tij atelier Rusan arhitektura që nga viti 1986.
Ai mori pjesë në IBA (Internationale Bauaustellung) në Berlin në vitin 1987 si autori i ekspozitës “Zagreb, ah Zagreb”. Është autori i ekspozitës “Oris Korniza e Ideve” dhe një nga autorët e ekspozitës “Vazhdimësia e modernitetit – Fragmente të Arkitekturës Kroate nga modernizmi në vitin 2010”. Së bashku me Vedran Mimica dhe Maroje Mrduljas shkruan librin për arkitekturën bashkëkohore kroate – “Testim i Realitetit”.
Gjatë viteve të 80-ta dhe të 90-ta ishte anëtar i bordeve editoriale të revistave të botuara nga Shoqata Kroate e Arkitektëve: “Covjek i prostor” (Njeriu dhe hapësira) dhe “Arkitektura”. Që nga viti 1998 ështe botues dhe redaktor i revistës ORIS. Për hulumtime shkencore, punë kritike dhe teorike si dhe për gazetari në fushën e arkitekturës revista ORIS ishte dy herë fitues i Çmimit Šegvić Neven të Shoqatës Kroate të Arkitektës.
Andrija Rusan morri Çmimin Galic Drago të Shoqatës Kroate të Arkitektëve për arkitekturën më të mirë për banim në vitin 1997, Çmimin Minose DEDALO për ndërtimin e zyrës Lumenart në Pula, në vitin 2007. Në vitin 2006 ai u emërua komisioneri kroat për Ekspozitën Internacionale të Arkitekturës në Bienalen e 10 të Venedikut.
Paralel me aktivitetet e tij si botues dhe kurator i ekspozitave, ai gjithashtu ka projektuar e realizuar edhe një numër të madh të enteriereve, shtëpive familjare dhe ndërtesave tregtare. Puna e tij u shfaq në Atlasin PHAIDON të Arkitekturës Botërore të shekullit 21, Atlas Global Architecture, në vitin 2000 (Fundación BBVA) dhe në librin Nano Materialien (Birkhäuser) nga Sylvia Leydecker.
Veprat e tij arkitektonike janë botuar në libra dhe revista të shumta në Kroaci dhe jashtë vendit. Gjithashtu, ai ka mbajtur disa ligjërata rreth punës së tij dhe aktivitete në oris – House of Architecture association.