Ligjeruesit

Liburn Aliu

By June 13, 2015 No Comments

Liburn Aliu është drejtor i Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Liburni ka punuar për vite të tëra si arkitekt në projektim dhe mbikqyrje të realizimit të projekteve të shumta ndërtimore qoftë ato të ndërtimit të lartë e poashtu në objekte të infrastrukturës. Studimet universitare për Arkitekturë i ka përfunduar në Fakulltetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Univerziteti i Prishtinës.

Viteve të fundit është marrë më tepër me trashëgiminë kulturore arkitektonike, si pjesë e projekteve të ndryshme të restaurimit të monumenteve të mbrojtura.

Nga janari i vitit 2011 deri në Dhjetor 2013, Z. Aliu ishte në funksionin e deputetit të zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!

Si nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor si dhe anëtar i atij për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Z. Aliu ka marrë pjesë aktive në trajtimin dhe amendamentimin e ligjeve të shumta që trajtoi Kuvendi gjatë këtij legjislacioni (Ligjin e Ndërtimit, Planifikimit Hapësinor, Trajtimit të ndërtimeve pa leje, Kadastrit, etj.