Ligjeruesit

Lulzim Kabashi

By June 5, 2013 No Comments

IVANIŠIN. KABASHI. ARHITEKTI eshte studio e hapur, e orientuar ne hulumtime dhe aktive ne fushen e arkitektures dhe planifikumit urban, e themeluar ne vitin 2003 nga Lulzim kabashi dhe Krunoslav Ivanišin ne Dubrovnik dhe Zagreb. Fitues jane te disa konkurseve ne Kroaci dhe jashte saj si dhe kane realizuar projekte te ndryshme, per sektor publik dhe privat.
Projektet e tyre jane te publikuara ne libra nderkombetare si dhe ne gazeta profesionale. Garazha publike dhe palestra sportive ne Dubrovnik eshte fituese e shperblimit nacional CEMEX per vitin 2012 ne kategorine e objekteve te infrastruktures, Ambasada e Kosoves ne Zagreb ka qene e nominuar ne Contractworld Award 2011 ne Hanover te Gjermanise dhe shtepia Kovacic-Sojlev ne Zagreb ka qene e nominuar per shperblimin vjetor nacional ne kategorine e objekteve te banimit ne vitin 2005. Kane ligjeruar dhe ekspozuar ne nivel nderkombetar: FA Zagreb, TU Graz, IUAV Venice, ETSAM Madrid, IAAC Barcelona, AIT Salon ne Munich and Hamburg, UIA Congress ne Stamboll, Bienalja e Arkitektures ne Buenos Aires, Festivali i Arkitektures ne Dubrovnik, Java e Arkitektures ne Beograd, Java e Arkitektures ne Shkup, Konferenca e AAK ne Prishtine. Projekti Magnifiers of Natural and Technological Elements per revitalizimin e pendes hidroelektrike Piva-Mratinje eshte ekspozuar ne pavijonin e Malit te Zi ne Bienalen e Venecise ne vitit 2010.

Lulzim Kabashi (Pejë, 1969) studimet e arkitektures i ka filluar ne Prishtine dhe i ka vazhduar ne Zagreb. Ne vitin 1996 ka diplomuar ne Univerzitetin e Zagrebit ne Fakultetin e Arkitektures. Eshte mentor profesional per studentet e FA ne Zagreb, dhe qe nga viti 2012 eshte ekspert profesional ne fondacionin Mies van der Rohe Award ne Barcelone.