Iryna Miroshnykova | KAF2025 Lecture

AL/

Iryna Miroshnykova është arkitekte dhe hulumtuese e zhvillimit urban me bazë në Kiev, Ukrainë. Ajo është drejtoreshë dhe bashkëthemeluese e Pavilionit të Kulturës, një institucion ndërdisiplinor. Gjithashtu, Iryna është partnere në studion arkitekturore ФОРМА, puna e së cilës fokusohet në strategjitë e zhvillimit hapësinor, masterplanet, programet e rinovimit, si dhe në projektimin e ndërfaqeve, instalacioneve dhe ekspozitave. Në vitin 2023, bashkëthemeluesit e ФОРМА, Iryna Miroshnykova dhe Oleksii Petrov, ishin bashkëkuratorë të Pavilionit të Ukrainës në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, duke paraqitur mbi tridhjetë pjesëmarrës nga fusha e arkitekturës, artit, sociologjisë, ekologjisë, politikës dhe antropologjisë, me një qasje të re mbi kuptimin e strukturave mbrojtëse. Aktualisht, Iryna po punon për doktoraturën në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në Universitetin Teknik të Vjenës, ku studion tiparet socio-ekonomike dhe planifikuese të qyteteve monofunksionale të Ukrainës. 

Pavilion of Culture është një institucion kuratorial i ri me qendër në Kiev, Ukrainë, që punon në kryqëzimin e artit pamor bashkëkohor, muzikës së re dhe arkitekturës. Pavijoni është një hapësirë për eksperimente artistike, projekte kërkimore dhe ngjarje publike. Selia institucionale — Pavilion 13 Coal — u ndërtua në vitin 1967 në Qendrën e Ekspozitave VDNG në Kiev si hapësirë ekspozuese për arritjet e industrisë së qymyrit në RS të Ukrainës. Arkitektura e tij përbëhej fillimisht nga një sallë e madhe ekspozitash për ekspozita të përhershme, një sallë kinemaje dhe një korridor që lidhte pjesën mbi tokë me një minierë të riprodhuar nën tokë. Projektet e Pavilionit të Kulturës bazohen në parimin e eksperimentimit ndërdisiplinor. Që nga viti 2022, boshti i kërkimeve tona është përqendruar tek gjendja e mbrojtjes, një zhvendosje e pashmangshme e diktuar nga lufta. Ky interes u materializua përmes disa projekteve: Checkpoint Protected Lands, një instalacion i përkohshëm në Bienalen e Arkitekturës së Tbilisit; Before the Future, Pavijoni i Ukrainës në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës, La Biennale di Venezia, 2023; dhe numri i parë i revistës Epipolar. 

Pavilion of Culture strehon Mala Chytalna, një bibliotekë për arkitekturën dhe artet pamore, e hapur në bashkëpunim të ngushtë me studion arkitekturore ФОРМА. Koleksioni i Mala Chytalna përfshin periodikë profesionalë arkitekturorë, botime akademike, katalogë ekspozitash, libra për planifikimin urban, projektimin e peizazhit dhe botime të pavarura. Ndër botuesit që gjenden në koleksion janë NAI010, Spector, MIT Press, El Croquis, Rizzolli, San Rocco, OASE, etj. 

EN/

Iryna Miroshnykova is an architect and urban development researcher, based in Kyiv, Ukraine.Iryna is the director and co-founder of the Pavilion of Culture, a cross-disciplinary institution. She is also a partner at the architectural office ФОРМА, whose work is focused on spatial development strategies, masterplanning, renovation programs, as well as interface, installation, and exhibition design. In 2023, ФОРМА co-founders Iryna Miroshnykova and Oleksii Petrov co-curated Ukrainian Pavilion at the Architectural Biennale in Venezia, presenting over thirty participants from the fields of architecture, art, sociology, ecology, politics and anthropology, presenting a changed understatement of protective structures. Currently working on her PhD thesis at Vienna Technical University’s Faculty of Architecture and Spatial Planning, exploring the socio-economic and planning features of Ukrainian monofunctional cities. 

Pavilion of Culture is a young curatorial institution based in Kyiv, Ukraine, that works at the intersection of contemporary visual art, new music, and architecture. The pavilion is the space for artistic experiments, research projects and public events. The institutional venue – Pavilion 13 Coal – was built in 1967, at the Exhibition Centre VDNG in Kyiv, as the exhibition space for promoting the achievements of the coal industry of the Ukrainian SSR. Its architecture originally consisted of a large exhibition hall used for permanent exhibitions, a cinema hall and a hall connecting the above-ground part with an underground replica of the mine. Pavilion of Culture projects are based on the principle of cross-disciplinary experimentation. Since 2022, the core of our research has revolved around the state of defence, a self-explanatory shift driven by the war. This interest was realised through a series of projects: Checkpoint Protected Lands, a temporary installation created as part of the Tbilisi Architecture Biennial; Before the Future, Ukrainian Pavilion at 18th International Architecture Exhibition – La Biennale di Venezia, 2023; and the debut issue of Epipolarmagazine. 

Lectures News
02 Sep 2025

Related News