E+D at KAFx12

EN/

E+D are Ena Kukić and Dinko Jelečević, whose work in architecture explores existing spatial fragments of collective memory and creates new ones. They consider projects holistically, incorporating the existing context, historical backdrop, and the needs of the local community, with a primary focus on revitalizing and adapting typologies for collective use. Their accolades include the prestigious EU Mies Young Talent Award, finalist recognition at the Archiprix Biennale, two National Collegium Artisticum awards, and numerous prizes in public competitions.

Ena Kukić is an architectural designer and researcher based in Graz, Austria. She lectures at the Institute of Construction and Design Principles at Graz University of Technology, where she teaches design studios and model making. In her design studios, she focuses on typologies of exhibition and education, and her model-making course has centered on Yugoslav monuments over three consecutive years, investigating the architectural language of commemoration in a modernist context. Ena’s research, as a Ph.D. candidate at the Institute of Design and Building Typology at the same university, revolves around engaging with the spatial framework of collective memory, exploring the creation, transmission, and reflection of narratives juxtaposed with architectural backdrops. Born in 1990 in Sarajevo, Ena studied architecture in her hometown as well as in Barcelona and Graz, concentrating on architectural typologies and their contribution to the intergenerational transmission of memory. Her Master’s Thesis in memorial architecture (War Tunnel Museum in Sarajevo) won the 2018 Austrian GAD Award, and she was selected as a finalist at the Archiprix International Biennale 2019. She actively participates in public discourse on the interconnection of architecture and politics, frequently publishing articles and taking part in scientific events, most recently at Princeton University during the conference on Svetlana Kana Radević.

Dinko Jelečević is an architectural designer also based in Graz, Austria. He works as an architect in an office, currently developing a project for the liminal space of the city. Additionally, within his private practice, he has been creating architectural visualizations of unbuilt spaces for numerous international offices for the past five years. Born in 1990 in Zvornik, Bosnia and Herzegovina, Dinko studied architecture in Sarajevo, Barcelona, and Graz, simultaneously working as a freelance visual artist. His Master’s Thesis at Graz University of Technology (Vraca Forum in Sarajevo) won the 2023 EU Mies Young Talent Award, showcasing his interest in an adaptive reuse approach to existing structures.

Ena and Dinko have developed several design proposals for the revitalization of industrial heritage in Bosnia and Herzegovina, winning the renowned national Collegium Artisticum Award for Best Newcomers in 2018 and Best Concept Design in 2019. The most significant project was the Center for Contemporary Culture KRAK in the northwest Bosnian town of Bihać, where a workers’ club from the Yugoslav era was transformed into a cultural hub, serving as an art hotspot in the Balkans. Other notable proposals include a memorial park in Sarajevo, the adaptive reuse of a water tower in Bihać, and a community center in Kirchbach.

Apart from design projects, they also engage in research, primarily focusing on specific places and objects throughout the Balkans. Important research projects include K67 Kiosks, the Alipašino Polje housing block in Sarajevo, and Yugoslav monuments.

AL/

E+D janë Ena Kukić dhe Dinko Jelečević, puna e të cilëve në arkitekturë eksploron fragmente ekzistuese hapësinore të kujtesës kolektive dhe krijon të reja. Ata i qasen projekteve në mënyrë holistike, duke përfshirë kontekstin ekzistues, sfondin historik dhe nevojat e komunitetit lokal, me fokus kryesor në rivitalizimin dhe adaptimin e tipologjive për përdorim kolektiv. Ndër vlerësimet e tyre përfshihen çmimi prestigjioz EU Mies Young Talent Award, përzgjedhja si finalistë në Archiprix Biennale, dy çmime kombëtare Collegium Artisticum, si dhe shumë çmime në konkurse publike.

Ena Kukić është arkitekte dhe hulumtuese me bazë në Graz, Austri. Ajo ligjëron në Institutin e Ndërtimit dhe Parimeve të Dizajnit në Universitetin Teknik të Graz-it, ku udhëheq studio dizajni dhe kurse të punimit të maketeve. Në studiot e saj të dizajnit fokusohet në tipologjitë e ekspozimit dhe edukimit, ndërsa kursi i maketimit për tre vite radhazi është përqendruar në monumentet jugosllave, duke hulumtuar gjuhën arkitektonike të përkujtimit në kontekstin modernist. Hulumtimi i Enës, si kandidate për doktoraturë në Institutin e Dizajnit dhe Tipologjisë së Ndërtimit në të njëjtin universitet, sillet rreth angazhimit me kornizën hapësinore të kujtesës kolektive, duke eksploruar krijimin, transmetimin dhe reflektimin e narrativave në raport me sfondet arkitektonike. E lindur në vitin 1990 në Sarajevë, Ena studioi arkitekturë në qytetin e saj të lindjes, si dhe në Barcelonë dhe Graz, duke u përqendruar në tipologjitë arkitektonike dhe kontributin e tyre në transmetimin ndërbrezor të kujtesës. Tema e saj e diplomës master në arkitekturën memoriale (Muzeu i Tunelit të Luftës në Sarajevë) fitoi Çmimin Austriak GAD 2018, ndërsa ajo u përzgjodh finaliste në Archiprix International Biennale 2019. Ajo merr pjesë aktive në diskursin publik mbi ndërlidhjen e arkitekturës dhe politikës, duke publikuar shpesh artikuj dhe duke marrë pjesë në aktivitete shkencore, së fundmi në Universitetin Princeton gjatë konferencës mbi Svetlana Kana Radević.

Dinko Jelečević është arkitekt me bazë gjithashtu në Graz, Austri. Ai punon si arkitekt në një zyrë, aktualisht duke zhvilluar një projekt që trajton hapësirat liminale të qytetit. Përveç kësaj, në praktikën e tij private, për pesë vitet e fundit ka krijuar vizualizime arkitektonike të hapësirave të papërfunduara për shumë zyra ndërkombëtare. I lindur në vitin 1990 në Zvornik, Bosnje dhe Hercegovinë, Dinko studioi arkitekturë në Sarajevë, Barcelonë dhe Graz, paralelisht duke punuar si artist vizual i pavarur. Tema e tij e diplomës master në Universitetin Teknik të Graz-it (Vraca Forum në Sarajevë) fitoi EU Mies Young Talent Award 2023, duke dëshmuar interesin e tij për qasjen e ripërdorimit adaptiv të strukturave ekzistuese.

Ena dhe Dinko kanë zhvilluar disa propozime dizajni për rivitalizimin e trashëgimisë industriale në Bosnje dhe Hercegovinë, duke fituar çmimin e njohur kombëtar Collegium Artisticum për “Debutuesit më të mirë” në vitin 2018 dhe për “Konceptin më të mirë të dizajnit” në vitin 2019. Projekti më i rëndësishëm ishte Qendra për Kulturë Bashkëkohore KRAK në qytetin veriperëndimor boshnjak të Bihać-it, ku një klub punëtorësh i periudhës jugosllave u transformua në një qendër kulturore, duke shërbyer si pikë e rëndësishme arti në Ballkan. Propozime të tjera të rëndësishme përfshijnë një park memorial në Sarajevë, ripërdorimin adaptiv të një kulle uji në Bihać, si dhe një qendër komunitare në Kirchbach.

Përveç projekteve të dizajnit, ata angazhohen edhe në hulumtim, duke u fokusuar kryesisht në vende dhe objekte specifike në të gjithë Ballkanin. Projekte të rëndësishme kërkimore përfshijnë kioskat K67, bllokun e banimit Alipašino Polje në Sarajevë, si dhe monumentet jugosllave.

Lectures News
20 May 2024

Related News