EN
This one-week workshop during the 2024 Kosovo Architecture Festival will investigate how to
re-invigorate an overgrown green space into an inviting and inspiring public garden. The site is located in the neighborhood of Taslixhe, surrounding the Children’s Library and the former home of Hivzi Sulejmani – currently housing Rezidenca 17.
During the workshop we will study how to create public space where visitors of all ages can get closer to nature. Over the course of five days we will learn about the site, collect references, catalogue inspirations, and workshop with locals. The goal will be to prepare a proposal for the transformation of the garden. It should become a place designed to explore, educate, and inspire, while emphasizing sustainability and looking after the natural environment.
Firstly, we will get to know the site by assessing its current state and discuss its potentials and issues. We will then familiarize ourselves with a few other successful local gardens throughout the city during a short tour. Armed with local knowledge we will then zoom out and search for inspiration by collecting references and ideas through desk research. This research will serve as the basis for a short participatory workshop with locals and children. Once the final wish list for the garden is established we will hold a design charette to create a proposal for the garden. The final products of the workshop can consist of visuals (plans/impressions), models and a booklet documenting the process.
Requirements for participation are enthusiasm about the city, the built environment and green spaces. Students and recent graduates from the fields of architecture, landscape architecture, urban design, horticulture as well as art, biology, ecology, botany, sociology, or philosophy, are encouraged to apply. Participants are expected to actively contribute to the workshop for its whole duration. Materials needed are a laptop, tracing paper and pencils. Please feel free to bring any other tool you feel comfortable working with.
The workshop will be led by Dutch studio LMNL office [for architecture and landscape].
AL
Kjo puntori njëjavore gjatë Festivalit të Arkitekturës në Kosovë 2024 do të hulumtojë mënyrat se si një hapësirë e gjelbër e lënë pas dore dhe e mbingarkuar me bimësi mund të riaktivizohet në një kopsht publik mikpritës dhe frymëzues. Lokacioni ndodhet në lagjen Taslixhe, përreth Bibliotekës së Fëmijëve dhe ish-shtëpisë së Hivzi Sulejmanit – e cila aktualisht strehon Rezidenca 17.
Gjatë puntorisë do të studiojmë se si të krijojmë një hapësirë publike ku vizitorët e të gjitha moshave mund të afrohen më shumë me natyrën. Përgjatë pesë ditëve do të mësojmë rreth lokacionit, do të mbledhim referenca, do të katalogojmë frymëzime dhe do të bashkëpunojmë me banorët lokalë. Qëllimi do të jetë përgatitja e një propozimi për transformimin e kopshtit. Ai duhet të shndërrohet në një vend të dizajnuar për eksplorim, edukim dhe frymëzim, duke theksuar qëndrueshmërinë dhe kujdesin ndaj mjedisit natyror.
Fillimisht do të njihemi me lokacionin duke vlerësuar gjendjen e tij aktuale dhe duke diskutuar potencialet dhe problematikat. Më pas do të njihemi me disa kopshte të tjera të suksesshme lokale në qytet përmes një vizite të shkurtër. Të pajisur me njohuri lokale, do të zgjerojmë perspektivën dhe do të kërkojmë frymëzim përmes hulumtimit në tavolinë (desk research), duke mbledhur referenca dhe ide. Ky hulumtim do të shërbejë si bazë për një puntori të shkurtër pjesëmarrëse me banorët dhe fëmijët. Pasi të përcaktohet lista përfundimtare e dëshirave për kopshtin, do të organizojmë një charette dizajni për të hartuar propozimin përfundimtar. Produktet finale të puntorisë mund të përfshijnë vizualizime (plane/përshtypje), makete dhe një broshurë që dokumenton procesin.
Kërkesat për pjesëmarrje janë entuziazmi për qytetin, mjedisin e ndërtuar dhe hapësirat e gjelbra. Studentët dhe të sapodiplomuarit nga fushat e arkitekturës, arkitekturës së peizazhit, dizajnit urban, hortikulturës, si dhe nga arti, biologjia, ekologjia, botanika, sociologjia apo filozofia, inkurajohen të aplikojnë. Pjesëmarrësit pritet të kontribuojnë në mënyrë aktive gjatë gjithë kohëzgjatjes së puntorisë. Materialet e nevojshme janë një laptop, letër kalk (tracing paper) dhe lapsa. Mund të sillni gjithashtu çdo mjet tjetër me të cilin ndiheni rehat të punoni.
Puntoria do të udhëhiqet nga studio holandeze LMNL office [for architecture and landscape].
