ELIA ZENGHELIS

Born in 1937 Athens is a Greek architect and teacher. He studied architecture at the Architectural Association School of Architecture, London, completing his studies in 1961. From 1961 to 1971 he worked for architects Douglas Stephen and Partners, London, while also (from 1963) teaching at the Architectural Association under Hermann Senkowsky. Zenghelis became a prominent teacher at the school for introducing more radical avant-gardism into the curriculum. From 1971 to 1975 Zenghelis collaborated with various architects in London, Paris and New York: Georges Candilis, Michael Carapetian, Aristeides Romanos, Rem Koolhaas, O.M. Ungers and Peter Eisenman.
Zenghelis came to critical attention with the work of the Office for Metropolitan Architecture (OMA), which he founded together with his wife Zoe Zenghelis and husband-and-wife Rem Koolhaas (Zenghelis’ former student) and Madelon Vriesendorp. From 1980 to 1987 Zenghelis was partner in charge of OMA London, and from 1982 to 1987 OMA Athens. Of the OMA works, Zenghelis was a central influence in the early works: Extension of the Dutch Houses of Parliament, The Hague, 1978; Lutzowstrasse, IBA Berlin, 1981; Parc de la Villette, Paris, 1982; Checkpoint Charlie housing, IBA Berlin, 1990. Several of the paintings that Elia Zenghelis made with Zoe Zenghelis to illustrate the OMA projects – such as Hotel Sphinx (1975), and Sixteen Villas on the Island of Antiparos, Greece (1981) – are now included in the Art and Design collection of the MOMA in New York.

AL /

Është arkitekt dhe mësues grek, i lindur në vitin 1937 në Athinë. Ka studiuar arkitekturën në “Architectural Association School of Architecture” në Londër ku edhe diplomoi në vitin 1961. Që nga viti i diplomimit e deri më 1971 ka punuar për arkitektët “Douglas Stephen and Partners” në Londër ku njëkohësisht (nga viti 1963) ishte mësues në AA. Zenghelis u bë një mësues i shquar pasi futi më shumë avant-gardizem radikal në programin mësimor. Gjatë viteve 1971-1975 Zenghelis ka bashkëpunuar me arkitektë të ndryshëm në Londër, Paris dhe Nju Jork: Georges Candilis, Michael Carapetian, Aristeides Romanos, Rem Koolhaas, O.M. Ungers and Peter Eisenman.
Zenghelis tërhoqi vëmendje kritike me punën e “Office for Metropolitan Architecture (OMA)”, të cilën e themeloi me gruan e tij Zoe Zenghelis, Rem Koolhaas (ish-student i Elias) dhe me Madelon Vriesendorp. Nga viti 1980 deri më 1987 Zenghelis ishte partner kryesues i OMA-së në Londër dhe i OMA-së në Athinë gjatë viteve 1982-1987. Zenghelis pati ndikim qendror në punët e hershme të OMA-së: Extension of the Dutch Houses of Parliament, The Hague, 1978; Lutzowstrasse, IBA Berlin, 1981; Parc de la Villette, Paris, 1982; Checkpoint Charlie housing, IBA Berlin, 1990. Disa piktura të Elia Zenghelis të cilat i kishte realizuar me gruan e tij Zoe Zenghelis për të ilustruar punën dhe projektet e OMA-së si: Hotel Sphinx (1975) dhe Sixteen Villas on the Island of Antiparos, Greqi (1981), tani janë pjesë e koleksionit të Artit dhe Dizajnit të MOMA-së në Nju Jork.

Lectures News
17 Mar 2014

Related News