If you do not have a public space, how can you protect? Workshop

AL/

Puntoria: Nëse nuk ke hapësirë publike, si mund të mbrosh?

Luaj, Lidh, Qëndrueshmëri: Riimagjinimi i Hapësirave Publike në Prishtinë

Thirrje e hapur për: Studentët e Arkitekturës dhe Urbanizmit nga viti i 3-të e sipër (niveli BA ose MA)

Datat e punëtorisë: 15–20 Shtator

Mentore: Dea Buza

Arkitekte–dizenjuese urbane me fokus në urbanizmin e peizazhit

Rreth puntorisë:

Transformimi i hapësirave urbane të Prishtinës në një rrjet peizazhesh adaptive e multifunksionale, ku ekologjia, qëndrueshmëria dhe loja bashkohen për të përmirësuar mirëqenien e komunitetit dhe shënde- tin mjedisor.

Peizazhi urban i Prishtinës kërkon një ndryshim paradigme drejt hapësirave të qëndrueshme dhe mul- tifunksionale që adresojnë sfidat mjedisore dhe nxisin angazhimin e komunitetit. Ky projekt propozon një qasje eksperimentale të mbështetur në urbanizmin e peizazhit, duke kombinuar ekologjinë, lojën dhe qëndrueshmërinë për të riformësuar hapësirat e pashfrytëzuara. Duke integruar infrastrukturën jeshile– blu me dizajne lojcake dhe gjithëpërfshirëse, iniciativa synon të krijojë peizazhe urbane adaptive që i përgjigjen nevojave në zhvillim të qytetit.

Në qendër të kësaj qasjeje është njohja e peizazhit si kornizë për dizajnin urban, duke theksuar proceset ekologjike, lidhshmërinë dhe adaptueshmërinë. Projekti synon të riimagjinojë strukturën e fragmentuar urbane të Prishtinës duke kthyer hapësirat e neglizhuara në peizazhe dinamike dhe shumëqëllimore që ndërthurin sistemet natyrore me aktivitetin njerëzor. Përmes punëtorive pjesëmarrëse dhe prototipizimit të përkohshëm, kjo nismë do të krijojë dizajne të zbatueshme, do të nxisë pronësinë e komunitetit dhe do të zhvillojë një vizion të shkallëzueshëm për të ardhmen e qytetit. Duke ndërthurur parimet e urban- izmit të peizazhit në zhvillimin e Prishtinës, projekti vizionon një qytet ku infrastruktura e qëndrueshme jeshile–blu, hapësirat publike të gjalla dhe shëndeti ekologjik lidhen në mënyrë të pandërprerë, duke krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm dhe plot gëzim.

Gjithë të interesuarit duhet dërguar një email deri me datën 7 Shtator 2025 me email subject “If you dont have a public space workshop” dhe duke bashkangjitur një bio/cv të shkurtër rreth tyre, të cekin në cilin vit dhe drejtim të studimeve janë si dhe duke lënë kontaktet e tyre (email dhe nr.tel) në emailin workshops.kaf@gmail.com.

EN/

If you do not have a public space, how can you protect?

Play, Connect, Resilience: Redefining Public Spaces in Prishtina Workshop

Open call for: Architecture and Urbanism students in their 3rd year and above (BA or MA level)

Dates: 15-20 September

Mentor: Dea Buza

Architect-urban designer with focus in landscape urbanism

About the workshop:

Transforming Prishtina’s urban spaces into a network of adaptive, multifunctional landscapes where ecology, resilience, and play converge to enhance community well-being and environmental health.

Prishtina’s urban landscape requires a paradigm shift toward sustainable, multifunctional spaces that address environmental challenges and foster community engagement. This project proposes an ex- perimental approach grounded in landscape urbanism, combining ecology, play, and resilience to redefine underutilized spaces. By integrating green-blue infrastructure with playful, inclusive de- signs, the initiative seeks to create adaptive urban landscapes that align with the city’s evolving needs.

Central to this approach is the recognition of landscape as a framework for urban design, emphasiz- ing ecological processes, connectivity, and adaptability. The project aims to reimagine Prishtina’s frag- mented urban fabric by transforming neglected spaces into dynamic, multi-purpose landscapes that blend natural systems with human activity. Through participatory workshops and temporary proto- typing, this initiative will generate actionable designs, foster community ownership, and develop a scal- able vision for the city’s future. By weaving landscape urbanism principles into Prishtina’s develop- ment, this project envisions a city where resilient green-blue infrastructure, vibrant public spaces, and ecological health is seamlessly interconnected, fostering a sustainable and joyful urban environment.

All interested participants must send an email by September 7, 2025 with the subject line “If you don’t have a public space workshop”, attaching a short bio/CV about themselves, specifying their year and field of study, and providing their contact information (email and phone number) to workshops.kaf@gmail.com.

News Workshops
15 Aug 2025

Related News