EN/
Niko McGlashan is a researcher and educator at the Massachusetts Institute of Technology, within the Leventhal Center for Advanced Urbanism in the School of Architecture and Planning. At the Center, he designs and develops toolkits for architects, planners, and designers to leverage data and computation in novel ways. His research crosses a myriad of scales and mediums; be it physical or ‘phygital’ architecture, real-time GIS through web design, digital fabrication, and a suite of UX/UI applications. For his Master of Architecture thesis at the University of Toronto, Niko designed a multiplayer video game that reflected on the often overlooked intersection of virtual space, worldbuilding, and contemporary media culture. His work ranges from built form, virtual spaces, data analysis, fabrication, and interactive websites; working with notable institutions such as the Museum of Contemporary Art (MOCA) Toronto, Aga Khan Foundation (AKAA), and the Massachusetts Institute of Technology. With a deep understanding of both physical and digital architecture, Niko is always looking for novel ways to intertwine and blur these two realities.
The MIT Norman B. Leventhal Center for Advanced Urbanism is committed to fostering a rigorous design culture for the large scale; by focusing our disciplinary conversations about architecture, urban planning, landscape architecture, and systems thinking, not about the problems of yesterday, but of tomorrow. We are motivated by the radical changes in our environment, and the role that design and research can play in addressing these. We embrace conversations with the world’s top experts at MIT, to feed and foster our innovations. We take pride in the fact that participants in the Center do not just talk about things; they create projects, build things, and actively change our society out in the real world; and then come together to learn from each other’s experiences, publish, and debate about future directions. The MIT Norman B. Leventhal Center for Advanced Urbanism has been established at the initiative of the Dean and Department Chairs of the School of Architecture and Planning and reflects a renewed drive to excellence in urbanism.
AL/
Niko McGlashan është një studiues dhe edukator në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, në Qendrën Leventhal për Urbanizëm të Avancuar në Shkollën e Arkitekturës dhe Planifikimit. Në Qendër, ai harton dhe zhvillon mjete për arkitektë, planifikues dhe projektues për të shfrytëzuar të dhënat dhe llogaritjen në mënyra të reja. Hulumtimi i tij përshkon një mori shkallësh dhe mediumesh; qoftë ajo arkitekturë fizike apo dixhitale , GIS në kohë reale përmes dizajnit të uebit, fabrikimit dixhital dhe një sërë aplikacionesh UX/UI. Për tezën e tij të Masterit të Arkitekturës në ‘University of Toronto’, Niko krijoi një video lojë me shumë lojtarë që reflektonte në kryqëzimin shpeshherë të anashkaluar të hapësirës virtuale, ndërtimit të botës dhe kulturës bashkëkohore mediatike. Puna e tij varion nga forma e ndërtuar, hapësira virtuale, analiza e të dhënave, fabrikimi dhe faqet e internetit interaktive; duke punuar me institucione të njohura si ‘Museum of Contemporary Art (MOCA) Toronto’, ‘Aga Khan Foundation (AKAA)’ dhe ‘Massachusetts Institute of Technology’. Me të kuptuarit e thellë të arkitekturës fizike dhe dixhitale, Niko është gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të ndërthurur dhe turbulluar këto dy realitete.
Qendra ‘MIT Norman B. Leventhal’ për Urbanizëm të Avancuar është e angazhuar për të nxitur një kulturë rigoroze të projektimit për shkallë të gjerë; duke i fokusuar bisedat tona disiplinore për arkitekturën, planifikimin urban, arkitekturën e peizazhit dhe të menduarit sistematik, jo për problemet e së djeshmes, por të së nesërmes. Ne jemi të motivuar nga ndryshimet rrënjësore në mjedisin tonë dhe nga roli që dizajni dhe hulumtimi mund të luajnë në adresimin e tyre. Ne përqafojmë bisedat me ekspertët më të mirë në botë në MIT, për të ushqyer dhe nxitur risitë tona. Ne krenohemi me faktin që pjesëmarrësit në Qendër nuk flasin vetëm për gjëra; ata krijojnë projekte, ndërtojnë gjëra dhe ndryshojnë në mënyrë aktive shoqërinë tonë në botën reale; dhe më pas mblidhemi për të mësuar nga përvojat e njëri-tjetrit, për të publikuar dhe për të debatuar për drejtimet e ardhshme. Qendra ‘MIT Norman B. Leventhal’ për Urbanizëm të Avancuar është krijuar me iniciativën e Dekanit dhe Drejtuesve të Departamentit të Shkollës së Arkitekturës dhe Planifikimit dhe pasqyron një përpjekje të përtërirë drejt përsosmërisë në urbanizëm.