
Estetikë e re, identitete të reja, e ardhme e re për Arkitekturën e Kosovës
Udhëheqesit e Punëtorise: Víctor Cano Ciborro, José Javier Cullen, José de Andrés, Ana Sabugo, Arquitectura Subalterna
Një ndër ndërtesave më emblematike të Prishtinës është “Kulla e Rilindjes”. Ajo u ndërtua në vitin 1979 nga arkitekti brutalist maqedonas Georgi Konstantinovski, nxënës I Paul Rudolph-it. Kjo ndërtesë ka një çati shumë interesante. Në këtë struktur haptas mund të vërehet plani i Ville Saboye. Ville Saboye u ndërtua nga Le Corbusier në vitin 1929. Shikoni përsër. Shikoni dritaret horizontale!! Aty, në krye, Stili Ndërkombëtar po udhëheq ndërtesën. Në 2005 Rilidnja u rimodelua dhe fasada e saj u kthye në një sipërfaqe me shkëlqim që përpiqet të zhdukë peshën e një ndërtese brutaliste, duke ndjekur shtegun e krijuar nga Mies Van der Rohe dhe degën më racionale të Lëvizjes Moderne.
Ky tregim rreth ndërtimit të Rilindjes është një tregim i shkurtër rreth asaj se si stilet ndërkombëtare dhe të huaja morën pushtetin në Kosovë, duke e larguar tërësisht identitetin e Kosovës nga ikona e Prishtinës. Pra, është koha për të menduar, kuptuar dhe ndërtuar estetikën e këtij vendi.
Si është kuptuar hapësira nga kosovari? Cila është estetika e Kosovës?
Që të përpiqemi t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve, duhet ta kuptojmë se Kosova është vendi me popullsinë më të re të Evropës. Si pasojë, dinamika hapësinore që do ta udhëheqë Kosovën si vend në vitet e ardhshme duhet të fokusohet në rrëfime të reja, të freskëta dhe të fuqishme.
Punëtoria do të ketë një fokus të veçantë në “Projektin Rilindja Warehouse” të iniciuar nga ekip i profesionistëve të rinj Hapësira, ku tingujt modern elektronike përdoren për t’I rivitalizuar hapësirat e braktisura me rëndësi historike dhe kulturore. Si rezultat, gjithnjë e më e rëndësishme bëhet vetëdijesimi në motivet që e nxisin këtë konceptualizim, ndërsa në të njëjtën kohë, dekonstruktimi i arsyeve që nxit publikun e gjerë të bëhet pjesë e këtij rindërtimi kulturor. Në tërësinë e saj, Hapësia ka qenë bërthama e një lëvizjeje bashkëkohore e cila kërkon të kapërcejë hendekun ndërmjet hapësirave fizike të zakonshme dhe zbehjes së ritualeve muzikore moderne.
Gjatë epokës së Titos, stile të reja muzikore si techno, punk dhe rrjedhat e tjera shfaqen në Evropën e Vjetër, Mbretëria e Bashkuar dhe Amerika, u pranua dhe nxitet nga qeveria për shkak se ajo ishte një sinjal i modernizimit.
Tani për tani, muzika techno e Kosovës është një nga tingujt më të njohur në botë dhe ne do të përqendrohemi në hapësirat e promovuara nga ky lloj kulture. Muzika Techno merr emrin e saj nga libri “Vala e tretë” e sociologjisë Alvin Toffler që emëron “Rebelët e Techno” për banorët bashkëkohorë të përcaktuar nga decentralizimi, demaskimi dhe personifikimi. Rebelët e Techno-s e kuptonin hapësirën jo përmes modeleve të dizajnit – siç janë masat e Modulorit apo ato racionaliste; Ato udhëhiqen nga efektet dhe ndjesitë.
TECHNO REBEL BODIES është një punëtori 5-ditore e udhëhequr nga ‘Arquitectura Subalterna’- ku do të hulumtohet në mënyrë teorike dhe praktike hapësira e Rilindjes nëpërmjet dy ndërtimeve: një’ CARTOGRAPHY ‘për zbulimin e estetikës së kundër-kulturës së Techno-s, dhe tjetra’ REBEL CONSTRUCTION ‘, për të ndjer efektet e Spektivitetit të Rebelëve Techno.
Si përshtatet hapësira në një festë? // Cilat lloje të dritave përdoren? // Si ndjehen shqisat specifike nga vëllimit I lartë i muzikës? // Si ndikon ngjyra dhe errësira në trupin tuaj? // Çfarë estetika janë të lidhura me muzikën techno? // Si janë rrobat që përputhen me këtë estetikë? // Si mund të kuptohet hapësirë përmes efekteve të tyre?
Ne do të analizojmë arkitekturat e rebelëve të techno-s.
Arkitekturat të përcaktuara nga organet që veprojnë në hapësirë.
Gjithë të interesuarit dërgoni cv-n dhe detajet tuaj deri me datën 30 qërshor në media@prishtinaarchitectureweek.com duke cekur “techno rebel bodies” ne emailin tuaj.