Ligjeruesit

Erblin Bucaliu

By June 14, 2016 No Comments
Kariera profesionale e Erblin Bucaliut përfshinë qasje strategjike për një varg të gjerë të projekteve që veprojnë në vijat lidhëse mes arkitekturës, peisazhit dhe urbanizmit. Puna e tij rrjedhë nga integrimi bashkëkohorë i historisë së vendit dhe kontekstit kulturor që rezulton në modele komplekse arkitektonike dhe urbane të hapësirave të përbashkëta. Puna e Erblinit është njohur ndërkombëtarisht dhe ka qenë pjesë e ekspozitave te shfaqura në Boston Society of Architects, Konzulatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Wentworth Institute of Technology, dhe në Komunën e Prishtinës.
Erblini mban titullin Master i Arkitekturës dhe Bachelor i Shkencave në Arkitekturë nga Wentworth Institute of Technology në Boston, Massachusetts. Ai është fitues i Alpha Rho Chi Bronze Medal (2013) për shkak të angazhimit dhe përkushtimit të tij në profesionin e Arkitekturës, si dhe premisave të larta për arritje profesionale. Se fundi ai ishte pjesë e ekipit për përpilimin e propozimit “SEAMbiosis” për qytetin e Gjakovës, e që është kurorëzuar me çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar Europan 13: Qyteti Adaptabil II (2015). Përveç kësaj ai zuri vendin e dytë në konkursin “Ide për Prishtinën: Çmimi Rexhep Luci për Urbanizëm” (2014), organizuar nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) dhe Komuna e Prishtinës.
Ekipi Bucaliu-Luma-Pula është një bashkim i tre arkitektëve të rinjë Kosovar me interesa të përbashkëta në dizajnin e pejsazhit, urbanizmit dhe hapësirës publike.
Lindur dhe rritur në Prishtinë, secili prej tyre ka patur mundësinë të jetoj dhe përjetoj kultura të ndryshme si Boston dhe Berlin (E.Bucaliu), dhe Krakovë (Rr.Pula dhe D.Luma). Njohuritë nga përvojat e tyre të kaluara, si akademike ashtu edhe profesionale, iu kanë ofruar mundësinë për të kombinuar qëllimet dhe idetë e tyre në një vizion urban për qytetin e Gjakovës. Ky projekt është kurorëzuar me çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar Europan, e që për edicionin e 13-të temë kryesore pati Qytetet Adaptabile.
Për ekipin Bucaliu-Luma-Pula kunkursi Europan 13 shfaqi mundësinë ideale për të shqyrtuar strategji të reja të projektimit që rezonojnë me ritmet natyrore, kulturore dhe politike të një vendi. Propozimi i tyre “SEAMbiosis” është një hulumtim urban që përfshinë një seri komplekse të çështjeve sociale, kulturore dhe ekonomike për qytetin e Gjakovës. Ky propozim zgjeron rolin e Arkitektëve dhe të profesionit të Arkitekturës si kontribues të rëndësishëm në përmirësimin e standardeve jetësore të shoqërisë së kohës duke marrë parasyshë kërkesat tona aktuale.